E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Fiton vizioni evropian

Prizren -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi në përvjetorin Lidhjes së Prizreni. “Unë kam bashkëpunuar me të gjithë lidershipin në Tiranë. Falenderoj të gjithë për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Kosovës. Unë çmoj vizionet e reja, veprimet e reja, angazhimet e reja, angazhimet për të ardhmen prandaj ky është një komunikim edhe ndershtetëror, është komunikim edhe i vizionit për ndryshim”-deklaroi Thaçi pas takimit.

Ai shtoi se në Shqipëri vendos vetë populli shqipëtar, kush do jetë kryeministër, kush do të fitojë zgjedhjet.

“Me siguri do të fitojë vizioni për të ardhmen, vizioni për Shqipërinë evropiane”-tha më tej ai.Ndërsa Rama, tha se dhjetë vjet më parë dy vendet ishin në një pikë kthese historike.

“Ishte kënaqësi që u takuam në një moment që është një ditë e shënuar për historinë tonë të përbashkët. Jam shumë i shtytur së brendshmi, të përsëris, se në rast se dhjetë vjet më parë ishim në pikën e një kthese historike, që shënoi fillimin e fundit të skllavërisë së Kosovës dhe hapjen e rrugës së lirisë, pas dhjetë vjetësh do të jemi në të njëjtin qiell, në të njëjtin flamur, në Bashkimin Evropian.”-tha kreu socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›