Eusebio shtrohet me urgjencë, por jashtë rrezikut
Portugalia mbajti frymën kur mësoi se legjenda e futbollit luzitan dhe një ndër lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në mbarë globin, Eusebio, u shtrua me urgjencë në një spital në Lisbonë. Medias vendëse raportojnë se ish-kampioni i Europës ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Eusebio u shtrua në spitalin “Luz” ku menjëherë është i është nënshtruar një terapie intensive. Mjekët nuk kanë dhënë detaje në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë, vajza e Eusebios, Karla Ferreira qetësoi portugezët duke deklaruar për mediat se nuk bëhet fjalë për asgjë serioze. Ajo tha se babai i saj iu nënshtrua frymëmarrjes artificiale pas një helmimi që kishte pësuar, pa sqaruar shkaqet. Ish-futbollistit, tashmë 69 vjeç, është shtruar edhe në vitin 2007 në spital, në atë kohë për probleme me zemrën. Eusebio, me Benfikën e tij, fitoi 11 tituj kampionë të Portugalisë, një Ligë Kampionesh, në vitin 1962, dy herë Këpucën e Artë (1968 dhe 1973) dhe një herë “Topin e Artë”, në vitin 1965.