E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger do Podolskin dhe Gëcen tek Arsenali

Sipas "Daily Mirror", Arsenal do të përjetojë në janar një mini-revolucion. Merkatoja verore e “topçinjve” nuk e ka bindur teknikun Arsene Venger dhe duket se është gati të bëjë shumë ndryshime në skuadër. Arshavin dhe Shamak duken se janë me valixhet gati, ndërsa blerjet e para që kërkon tranjeri francez i Arsenal, janë dy yjet e Bundesligës: Lukas Podolski dhe Mario Gëce, dy ëndrrat e Arsen Venger. Sulmuesi i Këlnit do të ishte zëvendësuesi ideal i holandezit Robin Van Persi ndërsa Gëce është një mesfushor i avancuar me një të ardhme të sigurt përpara. E vetmja pengesë e Arsenalit është interesimi i klubeve të tjera europiane për dy gjermanët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›