Siti hedh grepat për Hazard, gati 30 mln stërlina
Mançester Siti raportohet se synon një transferim të yllit të Lillës, Eden Hazard. “Daily Mail” shkruan se Siti është duke menduar të ringjallë interesimin te mesfushori belg. 20-vjeçari, i cili është një objektivi Arsenalit, është ndjekur edhe nga Patrik Vieira këtë sezon dhe raportet në mediat franceze thonë se Siti dëshiron të nënshkruajë me të për 30 milionë stërlina dhe ta lejojë të vazhdojë të luajë për Lillën në formë huazimi. Menaxheri i Sitit, Roberto Mançini, tashmë ka dy mesfushorë fantazistë, David Silva dhe Samir Nasri, por është i shqetësuar pas performancës së Nasri në ndeshjen e të dielës ndaj ish-klubit të tij, Arsenalit.