E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Së shpejti fillojnë punimet për sheshin “Skënderbej”



Punimet për rikonstruktimin e sheshit “Skënderbej” do të nisin së shpejti. Kështu ka deklaruar dje kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, gjatë inspektimit që i bëri përfundimit të punimeve të rikonstruksionit të rrugës “Abdi Toptani” në kryeqytet. Rama tha se rikonstruksioni i kësaj rruge është pjese e skemës për përballimin e trafikut. Sipas tij, së shpejti, Bashkia do të fillojë punimet në sheshin “Skënderbej” për rivitalizimin e tij. Ndërkaq, nga kreu i Bashkisë së Tiranës nuk janë kursyer akuzat ndaj qeverisë. Sipas Ramës, qeveria po bëhet e shurdhër dhe pengesë për shpronësimet, në kuadër të nisjes së punimeve për Unazën e Vogël në Tiranë. “Por, do ja dalim se jemi mësuar me pengesa dhe jot ë vogla”,- theksoi Rama. Rruga “Abdi Toptani”, si një nga akset e rëndësishme ndihmëse, që Bashkia e Tiranës ka menduar të rikonstruktojë, me qëllim përballimin e trafikut gjatë punimeve që do të kryhen për rehabilitimin e sheshit “Skënderbej” Rehabilitimi i sheshit “Skënderbej“ është një nga projektet më ambicioze dhe të rëndësishme të Bashkisë së Tiranës. Ky projekt, rrjedhojë e një konkursi prestigjioz kombëtar, për të cilin është siguruar financimi i nevojshëm nga ana e qeverisë kuvajtiane dhe Bashkisë, do të përjetojë rilindjen e tij, si një hapësirë e denjë për metropolin ku jetojmë.

24 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›