E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti Epoka, bursa studimi për maturantët më të mirë



Maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera do të përfitojnë bursa studimi falas nga universiteti privat Epoka. Janë rreth 600 bursa studimi, që do të ofrohen për maturantët më të mirë. Këta maturantë do të regjistrohen në degë të ndryshme që ofron Universiteti Epoka. Degët e vëna në dispozicion për maturantët janë degët ekonomi, arkitekturë, inxhinieri ndërtimi dhe informatikë. Kjo është nisma e parë që ndërmerret nga një universitet privat në vend. Për 100 studentët e parë ofrohet 100 për qind bursë studimi, dhe akomodim, për 100 të dytët vetëm 100 për qind bursë, për 100 të tretët, 80 për qind bursë, ku përfshihen edhe 300 studentë të tjerë.

Qeveria kërkon nga MASH-i favorizimin e profesorëve në universitete

Të gjithë intelektualët shqiptarë që kanë bërë punime shkencore do të favorizohen nga MASH-i. Qeveria i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që puna e intelektualëve shqiptarë, të cilët janë autorë të punimeve të rëndësishme shkencore dhe kanë dhënë kontributin e tyre në universitete të njohura evropiane dhe botërore, të shihen me prioritet dhe të njihen si figura të rëndësishme. Kështu, kryeministri i vendit, Sali Berisha, kërkoi që t’iu hapet rrugë të gjithë figurave të rëndësishme që botojnë studimet e tyre në revista apo gazeta prestigjioze të huaja. Sipas tij, kjo kategori do të jenë të parët që do të përfitojnë nga procesi i brain gain. Sipas tij, kjo është një praktikë botërore dhe vendi ynë duhet të përfitojë prej këtyre praktikave.

18 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›