E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eva vepronte në grup

Hetimet Policia gjen ditarin me 45 faqe

Nga hetimet paraprake për Evangjelia Zhangën ka rezultuar se ajo ka pasur një staf të gjerë bashkëpunëtorësh në veprimtarinë e vet kriminale. Të gjithë meshkuj, ata i afronin Evës “gjahun” – njerëz të pasur e të moshuar, apo biznesmenë me emër, por naivë. Kjo mbetet për t’u hetuar, por mediat greke pohojnë se nuk do të vonojë që të zbulohet i gjithë rrjeti i bashkëpunëtorëve të Evangjelia Zhangës dhe të vihen përpara drejtësisë. Nëse do të arrihet kjo, pritet që të hidhet dritë edhe në dhjetëra zhdukje misterioze të personave që kërkohen me vite në Greqinë fqinje. Policia ka shtënë në dorë edhe ditarin e gruas së tmerrshme me 45 faqe të shkruara, nga shpresohet të ketë të dhëna edhe për krimet monstruoze.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›