E Diel, 1 Nëntor 2026

Evakuimi i shtetasve te Kosoves nga Egjipti

Ministria e Puneve te Jashtme ne Kosove po bashkerendon veprimet per evakuimin e qytetareve te Kosoves nga Egjipti. Zevendesministrja ne doreheqje Vlora itaku tha sot se jane mbi 150 qytetare te Kosoves me qendrim te perkohshem ne ate vend veri afrikan te trazuar prej nga deri tash jane terhequr rreth 50 qytetare.  Tere operacionet per evakuim qe po mbeshteten nga ambasada e Shqiperise dhe ajo e Turqise ne Kajro jane veshtiresuar edhe per shkak te problemeve me dokumentet e udhetimit te shtetasve te Kosoves.

Identifikimi i sakte i numrit te qytetareve te Republikes se Kosoves ne Egjipt ka qene jashtezakonisht i veshtire per mos thene i pamundur pikerisht per faktin se shumica prej tyre nuk kane poseduar dokumente te Republikes se Kosoves ndersa nje numer sish nuk kane pasur dokumente udhetimi fare. Ne edhe sot nuk kemi nje numer te sakte ai varion diku mbi 150 qytetare te Kosoves tha ajo.

Sipas informatave qe ka Ministria e Jashtme me 1 shkurt nga Egjipti jane kthyer dy shtetas te Kosoves permes Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise 15 te tjere jane evakuuar per ne Bosnje e Hercegovine ndersa afer 30 te tjere nepermjet Ministrise se Jashtme te Turqise. Ne operacione eshte perfshire edhe kryetari i Aleances Kosova e Re afaristi Behgjet Pacolli. Zyrtare te partise se tij thane se ai ka arritur te siguroje evakuimin e disa shtetasve te Kosove nga Egjipti per ne Jordani.

Ne e mirepresim cdo iniciative qellimmire qe per qellim ka shpetimin e jetes se qytetareve te Republikes se Kosoves dhe ambasadori yne ne Ankara po koordinon aktivitetet me kabinetin e zotit Pacolli ka thene itaku.

Zevendesministrja itaku tha se nje numer i qytetareve te Kosoves kane mbetur ne Aeroportin e Kajros per shkak te problemeve me dokumentet e tyre te udhetimit nje pune qe ministria jashtme e cilesoi sfiduese meqe Egjipti nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves. Zevendesministrja itaku tha se eshte heret te thuhet nese ndryshimet qe mund te pasojne ne vendet si Egjipti mund te ndryshojne edhe qasjen e atyre vendeve ndaj Kosoves.

shte shume heret te thuhet nese ndryshimet eventuale politike ne Egjipt dhe Tunizi do te reflektojne dhe te rezultojne edhe me ndryshim pozicioni karshi Kosoves. Megjithate ne kemi pasur dhe vazhdojme te kemi kontakte me perfaqesuesit edhe te Egjiptit edhe te Tunizise por edhe te shteteve te tjera qe nuk e kane njohur Kosoven ne menyre qe te bindim ata te marrin nje hap te tille tha zevendesministrja itaku.

Pavaresia e Kosoves e kundershtuar ashper nga Serbia eshte njohur deri sot nga 75 vende te botes. Njohja e fundit ka ndodhur sot nga mbreteria e Omanit nje shtet gati tre milionesh i gadishullit arabik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›