Enti i Banesave lë pa drita prej 10 muajsh 48 familje
04/02/2011 Morën strehim nga bashkia, nuk u lidh kontrata me CEZ
DURRES- Asnjë shpresë për familjet e të pastrehëve në Shkozet lidhur me ankesat e tyre disamujore për ujë e drita. Dy pallatet e të pastrehëve akoma nuk kanë energji elektrike, ndërsa për situatën kanë vendosur të heshtin të gjitha institucionet përkatëse. Po kalojnë 10 muaj që nga koha kur familjet u vendosën aty, ndërsa nuk kanë të lidhur sistemin elektrik për shkak të konflikteve mes Entit të Banesave dhe Kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë. Familje jo vetëm që nuk kanë ngrohje, por as dritë për të parë. Në shumë raste banorët e këtyre pallateve janë ngritur në protesta për problemin, por palët nuk kanë gjetur asnjë pikë të përbashkët. ÇEZ ka thënë se familjet e këtushme nuk kanë lidhur me kompaninë asnjë kontratë. Kurse familjarët mbrohen duke thënë se kontrata nuk është shkak për situatën. Në dy pallatet që tani janë rrethuar nga errësira, mungesa e ujit të pijshëm dhe grumbulli i madh i mbeturinave përqark tyre, jetojnë familje me probleme shëndetësore. Thuajse të gjithë janë kryefamiljarë që janë të pafuqishëm fizikisht për të mbijetuar me krahët e tyre dhe një pjesë edhe invalidë, të verbër apo të sëmurë kronikë. Të ardhurat familjare të tyre janë fare të vogla dhe pjesa më e madhe e kanë të pamundur të sigurojnë edhe ushqimin për familjet. Bashkia ka ndërtuar 2 pallate në Shkozet, por pas problemeve që solli vonesa në zbardhjen e listës së përfituesve, me jo më pak probleme po ndeshen tani për dritat e higjienën. Për shkak të vonesave në ndarjen e banesave për përfituesit, të dy pallatet u bën objekt vjedhjeje. Persona hajdutë morën dyer, dritare, shkulën rrjetin elektrik në disa vende, hoqën pllakat, morën pajisjet hidrosanitare në tualetet e apartamenteve duke nxjerrë jashtë funksioni disa prej tyre. Bashkisë i është dashur një fond i dytë për ta risjellë në gjendjen normale secilin pallat dhe më pas u shpërnda. Por banorët përfitues e kanë të pamundur të investojnë për të dërguar në shtëpitë e tyre dritat, për të blerë transformatorët apo edhe për të paguar të tjerë të kryejnë këto punë. Për të mos mjaftuar vetëm kaq banorët detyrohen të jetojnë e të kalojnë ditët e netët me pirgun e madh të mbeturinave. Ka më shumë se 2 vite që në sheshin në anë të njërit pallat hidhen mbeturinat e lagjes dhe të bizneseve aty pranë. Xh. Gradica