Durrësi, bërthamë kundër drogës
04/02/2011 Basha përgëzon vartësit. Raporti i BE-së: Shqipëria rekord antidrogë në Ballkan
Strategjia e 2011-ës: Të shmanget Shqipëria nga vendet transite
Mariglen Mullai
TIRANË- Raporti pozitiv i Këshillit të Bashkimit Evropian për rezultatet më të mira në Ballkan për luftën kundër drogës ishte motivi që ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, të përgëzonte vartësit në takimin që pati në ambientet e Policisë së Shtetit. Në disa pjesë të këtij raporti thuhet se në vitin 2010 është tkurrur me 40 për qind sipërfaqja e drogës së kultivuar, teksa përmenden 57 arrestime nga bashkëpunimet me kolegët e huaj. Pasi përgëzoi vartësit dhe u shprehu krenarinë që ndiente, Basha parashtroi dy objektivat që sipas tij janë mbajtja e këtij rekordi dhe përafrimi me rezultatet e vendeve evropiane. “Sot është një ditë për t’u marrë erë luleve të suksesit të vitit të kaluar, por po sot është koha të përgatitim me vendosmëri të plotë planin e veprimit për vitin 2011. Nëse në vitin 2010 u rreshtuam të parët në Ballkan për luftën kundër drogës, 2011-a sjell dy sfida të vështira dhe dy objektiva të padiskutueshëm politikë. Objektivi i parë është të mos dorëzojmë stafetën tek asnjë polici tjetër e Ballkanit. Objektivi i dytë është të krahasohemi me rezultatet tona me sfidat, objektivat dhe sukseset e policive më të avancuara të BE-së pra të policive jashtë rajonit të Ballkanit”,-tha Basha.
Strategjia “stop transitit të drogave të forta”
Më tej, pasi u ndal gjerë në rezultatet në tkurrjen me 80 për qind të mbjelljes së hashashit, krahasuar me vitin 2005, ministri Basha përmblodhi një strategji për sa i përket ndalimit të transitit të drogave të forta, duke analizuar se “Raporti qartësisht evidenton punën kundër narkotikës dhe transitin e heroinës, kokainës, metadonit dhe narkotikëve të tjerë. Objektivi strategjik i Shqipërisë, i policisë shqiptare në këtë fushë për të rritur progresivisht koston e biznesit të krimit të organizuar në Shqipëri dhe për të ulur progresivisht fitimet e krimit të organizuar në Shqipëri reflektohen më së miri në këtë sektor të luftës kundër krimit, që është lufta kundër transitit të narkotikëve. Raporti evidenton qartë se futja në përdorim të plotë e sistemit MEMEX, përdorimi aktiv i inteligjencës kriminale, ndërthurja e këtij sistemi me sistemet e policisë kufitare dhe bashkëveprimi jo vetëm brenda Policisë së Shtetit, por dhe faktorëve të tjerë institucionalë të zbatimit të ligjit në Shqipëri, kanë çuar në një reduktim të vazhdueshëm të sasisë që trafikantët rajonalë shqiptarë dhe ndërkombëtar kanë çuar ndërmend të trafikojnë nëpërmjet territorit tonë. Vlerësohet padepërtueshmëria e kufirit blu, si një faktor kyç dhe vendimmarrës për të pasur suksesin e dëshiruar nga narkotrafikantët, të cilët në tërësi synojnë tregun e BE. Moratoriumi i skafeve është zbatuar dhe kësaj i ka ardhur në ndihmë konsolidimi i plotë i sistemit të vëzhgimit të kufirit blu, në veçanti vënia në funksion të plotë e Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare, e cila jo vetëm ka interceptuar në tërësi të gjithë objektivat e punës së saj, por ka ndihmuar madje dhe në interceptimin për sa i përket vendeve fqinje. Durrësi duhet të jetë bërthama e një qendre rajonale të kthimit të Adriatikut lindor në një barrierë të padepërtueshme për narkotrafikun që e ka origjinën nga Afganistani dhe vendet e tjera të asaj zone”.
Krimi i organizuar
Basha u dha mbështetje për këtë vit vartësve, duke iu drejtuar: “Mjetet në dispozicion do të jenë edhe më të shumta dhe po kështu program i vitit 2011 duhet të përparësohet në çdo front tjetër të luftës kundër krimit të organizuar. Jam i sigurt që kjo është ajo presin taksapaguesit shqiptarë, evropianë dhe amerikanë, dhe jam i bindur se ju që arritët të përmbysni historinë e Shqipërisë sa i përket arkivës së saj të narkotikës, do të arrini ta mbani këtë rezultat dhe ta thelloni atë më tej në çdo fushë të punës dhe veprimtarisë tuaj. Besoj se vlerësimet për suksesin ndahen dhe nga përfaqësuesit e organizatave partnere”.
Operacione në bashkëpunim me të huajt
57 të arrestuar në operacionet me SHBA dhe Gjermaninë
17 operacione me Italinë
6 operacione me Gjermaninë
2 operacione me SHBA
2 operacione me Holandën
1 operacion me Danimarkën
1 operacion me Suedinë
1 operacion me Zvicrën
3 operacione me Kosovën
1 operacion me Malin e Zi
Krahasuar me 2009 janë 5 herë më të larta