Masakrimi i 32-vjeçares, dyshohet për xhelozi
04/02/2011 Kushërira e deputetes Trashani
TIRANË- Për motive xhelozie dyshohet masakrimi i juristes së autoritetit të konkurrencës. Policia e Tiranës konfirmon vrasjen e 32-vjeçares, para se të digjej në shtëpinë e saj. Burimet zyrtare thanë se pardje në orën 12.00, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pallati 64, në katin e pestë pranë godinës së Sigurimeve Shëndetësore Tiranë, persona të paidentifikuar kanë vrarë shtetasen Aurora Trashani, 32 vjeçe, lindur në Shkodër e banuese me qira në adresën e mësipërme, e cila është goditur në pjesë të ndryshme të trupit me mjete të mprehta, si dhe ka pasur djegie në trup. Nga shërbimet e Seksionit kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, janë kryer veprimet procedurale dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në pyetje janë marrë disa persona, të cilët mund të kenë dijeni rreth shoqërisë që ajo frekuentonte.