Evakuohen punonjësit e Ambasadës Amerikane në Beograd
Një pjesë e stafit të Ambasadës Amerikane janë larguar nga Beogradi gjatë ditës së djeshme si pasojë e sulmit kundër përkrahësve të pavarësisë së Kosovës. Një autokolonë prej rreth 40 makinash janë larguar nga Beogradi dhe nëpërmjet një deklarate për shtyp Ambasada Amerikane tha se mundësia që t’i bashkoheshin autokolonës për në Kroaci u është ofruar edhe shtetasve amerikanë që ndodhen në këtë vend. Sipas zyrtarëve, ky evakuim është i përkohshëm dhe është detyruar për shkaqe sigurie. Mendohet se largimi i punonjësve do të zgjasë të paktën një javë. Ambasada është mbyllur, ndërkohë ndërtesës i janë bërë riparimet e duhura pasi pjesëve të saj iu vu zjarri nga disa protestues ditën e enjte.
Policia në Beograd ka arrestuar të paktën 200 veta pas protestave ku një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën.
25 Shkurt 2008