Tafaj: “Shqiptarët të dëshmojë maturinë si komb”
Partia Republikane ka kërkuar nëpërmjet një konference për shtyp që shqiptarët të shpalosin maturinë e tyre si kombi më i vjetër në Europë. Sekretari i PR-së, Arben Tafaj, duke risjellë në vëmendje aktin e rrëzimit të diktatorit Enver Hoxha, më 20 shkurt 1991, si procesi që përshpejtoi ndryshimet demokratike në Shqipëri, theksoi se sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë arsye të besojnë tek e ardhmja e tyre europiane si shtet dhe si komb, ndërsa kanë fituar në rajon një rol të përforcuar për paqen dhe stabilitetin e Europës Juglindore. ”Partia Republikane vlerëson se Shqipëria ka nevojë për një impuls të ri në sfidën e marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO dhe në perspektivën që hapi pavarësia e Kosovës. Është koha që shqiptarët të dëshmojnë se kanë maturinë e duhur si komb dhe janë në gjendje ta shpalosin atë në të mirë të zhvillimit të tyre të integruar kombëtar. Përfshirja e qytetarëve në qeverisje, në të gjitha nivelet, mbështetja ndaj modelit më të mirë politik dhe kundër fenomeneve të abuzivizmit dhe korrupsionit, që përshpejtojnë reformat e nisura, janë përparësi e PR-së”, - tha Tafaj.
25 Shkurt 2008