E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evangjelia Zhanga, e dënuar edhe për vjedhje më 1987

“Karriera”

Kthimi i kujtesës prapa në vite, ka bërë që të tjera bëma me autore Evangjelia Zhangën të dalin në sipërfaqe. Nëse deri tani është bërë publik vetëm instinkti vrasës i saj, dje një fakt i ri i shton profilit të saj edhe vesin e vjedhjes. Ishte një grua e re dhe natyrisht me më shumë hire femërore se sot, atëherë kur ajo u kap duke kryer aktin e dënueshëm të vjedhjes. është sërish hetuesi me epitetin “Katani” që e sjell në kujtesën e tij ngjarjen e ndodhur plot 23 vite më parë. Ai tregon se pas faljes së dënimit për vrasjen dhe fshehjen monstruoze të të shoqit, ajo la qelinë dhe u kthye në strehën prindërore në fshatin Dhivër të Sarandës, një fshat i thellë malor i komunës me të njëjtin emër. Por fshati nuk ishte për atë dhe ajo nuk ishte për fshatin. Falë njohjeve që krijonte lehtësisht, sajoi vënien e një tjetre “kurorë” bashkëshortore në Gjirokastër. Por bagazhin e veseve nuk kishte harruar ta merrte me vete. Kështu u shty në një vjedhje banese në Gjirokastër, që e kreu në vitin 1987. Me gjithë marifetet për ta maskuar vjedhjen e kryer prej saj, nuk ia doli dhe i kaloi gjyqit. “Katani” tregon se u dënua me një vit burg, të cilin edhe e kreu. Viti 1990 pastaj do të ishte për të liria e vërtetë e shprehjes së veseve dhe instinkteve, kushte në të cilat ajo u përsos si vrasëse dhe mjeshtre e mashtrimit të sofistikuar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›