Evazioni, tatimet i vënë drynin ARMO-s
Ministria e Financave i vë drynin kompanisë më të madhe të përpunimit dhe tregtimit të karburanteve në vend. ARMO sh.a. Kompania e privatizuar vitin e kaluar nga "Taçi Oil" është gdhirë e bllokuar dje.
Një urdhër i dërguar pak para mesnatës së të shtunës ka ndërprerë përpunimin dhe shitjen e naftës në Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh dhe në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Fier, ndërkohë që janë bllokuar edhe depozitat e naftës bruto në Vlorë.
Me anë të një komunikate për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaroi dje se bllokimi i kompanisë ARMO është realizuar në bazë të urdhrit të bllokimit të lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj, mbështetur në pikën 2 të nenit 30 të ligjit nr. 8976, datë 12.02.2002 "Për akcizat në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ARMO sh.a. nuk është pajisur me autorizim si tatimpagues akcize, si dhe nuk ka miratim të magazinave tatimore sipas kërkesave që përcakton ky ligj. ARMO sh.a. gjithashtu nuk ka plotësuar detyrimin ligjor si tatimpagues akcize për vendosjen e matësve në të gjitha pikat e hyrjes, përpunimit dhe daljes së lëndëve të para, prodhimit gjysmë të gatshëm dhe atij të gatshëm.
"Kërkesat e herëpashershme të administratës tatimore për plotësimin e këtyre detyrimeve ligjore nuk janë marrë parasysh që prej dhjetorit 2008", thuhet në deklaratën e Tatimeve, ku sqarohet edhe se kompanisë nuk i është nxjerrë asnjë pengesë për të marrë autorizimet e nevojshme, por ajo nuk ka plotësuar kushtet e parashikuara në ligj.
Ndërkohë, drejtuesit e ARMO-s në Fier dhe Ballsh tregojnë për "Shqip" se pa asnjë paralajmërim të mëparshëm dhe pa asnjë komunikim zyrtar, dega rajonale e Tatim-Taksave në Fier ka dërguar rreth orës 23:00 të së shtunës urdhrin e lëshuar nga Ministria e Financave. Urdhri, që sipas drejtuesve të ARMO-s mbante firmën e ministrit Ritvan Bode, kishte në përmbajtje bllokimin e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
Që nga mbërritja e këtij urdhri puna në uzina është ndërprerë. Mësohet se asnjë autobot nuk ka mundur të blejë as naftë dhe as produkte të tjera, të cilat prodhohen nga këto uzina. Radha e autoboteve që prisnin të furnizoheshin me naftë në këto dy uzina ka shkuar në disa kilometra mesditën e së dielës. Drejtuesit e mjeteve janë ankuar se po shkelen kontratat.
Nga ana tjetër, naftëtarët që punojnë në këto dy uzina druajnë se vendimi i Ministrisë së Financave mund t‘u shkaktojë humbjen e vendit të punës.
E ndërsa urdhri është lëshuar mbrëmjen e së shtunës, shiriti i bllokimit të aktivitetit për të dy uzinat është vendosur nga punonjësit e Tatimeve mesditën e së dielës, rreth orës 12:00.