Policia përkujton 238 kolegë të rënë në krye të detyrës
Policia e Shtetit kujton gjithë punonjësit e saj të rënë në krye të detyrës. Pikërisht sot, me rastin e ditës së të rënëve të policisë në krye të detyrës, për të përkujtuar dhe vlerësuar aktin sublim të tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit organizon një ceremoni përkujtimore. Ceremonia zhvillohet sot në ambientet e hotel "Tirana Internacional", ku do të jetë takimi jubilar. Deri më sot, policia shqiptare numëron 238 punonjës policie që kanë humbur jetën në krye të detyrës në këto 19 vjet demokraci. Për të kujtuar me nderim këta dëshmorë, policia do të vendosë kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Madje, sot pritet edhe ceremonia për dhënien e medaljeve "Dëshmor i Atdheut" për katër punonjësit e policisë që ranë në krye të detyrës gjatë operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti. Ndërsa, gjatë pasdites, drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit do të zhvillojnë vizita në familjet e të rënëve të policisë.
6 policë të vrarë këtë vit
Vrasja e katër oficerëve të policisë është ngjarja më e rëndë që ka përjetuar policia shqiptare gjatë 12 viteve të fundit, pasi që në vitin 1997 nuk ishte shënuar një dramë kaq tragjike. Por, dhimbja ka qenë e njëllojtë për të gjithë ata punonjës policie që kanë rënë në krye të detyrës, e sot prehen në paqe. Numri i policëve të vrarë për këtë vit ka shkuar në gjashtë, pasi dy punonjës u ekzekutuan në muajin mars të këtij viti në Kukës. Pikërisht më 24 mars të këtij viti, Shkëlzen Dobrusha dhe Ramazan Hila kanë hyrë në një lokal, jo shumë larg postës së policisë. Pas disa minutash, Afrim Hasani i armatosur u është afruar dhe i ka qëlluar për vdekje. Shkëlzen Dobrusha, 28-vjeç, ishte baba i tre fëmijëve nga fshati Shënmëri i Kukësit. Dobrusha është diplomuar në Akademinë e Policisë në vitin 2004 dhe prej asaj kohe është kthyer në vendin e tij të lindjes për t‘i shërbyer Policisë së Shtetit në sektorin e policisë rrugore. Ai do të mbahet mend te kolegët e tij për korrektesën dhe profesionalizmin në detyrë. Ndërsa Ramadan Hila, 43 vjeç, ishte baba i katër vajzave dhe ishte plagosur edhe njëherë tjetër në krye të detyrës në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës, në kohën që po mbronte forcat e UNHCR. Hila shërbente në Policinë e Shtetit që prej vitit 1992, në sektorin e rendit.
Dëshmorët në 19 vjet demokraci
Në më pak se 19 vjet, policia shqiptare shënon në radhët e saj 238 uniforma blu të vrara. Të gjithë të vrarë në krye të detyrës, e një pjesë e tyre tashmë janë ngjitur në altarin e përjetësisë, atë të Dëshmorëve të Atdheut. Që nga viti 1990, 238 punonjës policie kanë humbur jetën duke u përballur me krimin në të gjitha format e tij. Në krye të detyrës janë vrarë nga më të njohurit në radhët e policisë, deri tek ata të cilët nuk donin asgjë tjetër veçse një polici për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së njerëzve. Periudha më e errët mbetet ajo para vitit të trazirave, por nuk kanë munguar edhe vrasjet e punonjësve të policisë deri në vitet e fundit. Pothuajse gjysma e tyre tashmë janë ngjitur në altarin e Dëshmorëve të Atdheut, ndërkohë që emrat e kolegëve të tjerë, edhe ata të rënë në krye të detyrës, pritet t‘u bashkëngjiten me qëllim për t‘i treguar krimit se ata nuk do vdesin kurrë. Si të gjithë këta dëshmorë u vra edhe një ndër ikonat e policisë shqiptare, Arben Zylyftari. Drejtori i Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, u vra nga një plumb në zemër, gjatë një aksioni për arrestimin e dy personave më 3 gusht 2000, në Shkodër. Dy personat ishin at e bir dhe ishin të kërkuar nga policia, pasi akuzoheshin për vrasje. Në nder të tij, edhe Akademisë së Rendit i është vënë emri "Arben Zylyftari". Veç tij, policia ka një sërë ikonash të tjera që kanë rënë në krye të detyrës.