E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eventi “Poezia e Verës”, sot në Berat



Në kuadër të stinës së evenimenteve “Italia dhe Shqipëria 2010 – dy Popuj, një Det, një Miqësi”, organizuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë, ka nisur dje pranë “City Park” në Tiranë, me praninë e Ambasadorit Italian S.E Saba D’Elia “Poezia e Verës”, eveniment tregtar-promocional lëvizës. Ky event është i promovuar nga Shoqata Kulturore Syri Blu dhe Poeteka dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit si dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Aktiviteti do të favorizojë shkëmbimin e përvojave dhe njohjeve mbi prodhimin dhe degustimin e verës nëpërmjet workshopeve në të cilat do të marrin pjesë aktorë dhe ekspertë të fushës së verës si dhe përfaqësues të restoranteve dhe hoteleve. Degustimi i verërave më të mira italiane dhe shqiptare, në fakt do të jetë e shoqëruar nga recitimi i poezive më të bukura mbi verën e të dy vendeve. Aktiviteti, do të prekë në mbrëmje të ndryshme qytetet kryesore të Shqipërisë: më 17 Mars në orën 18.00 do të jetë në Berat pranë Galerisë “Lear”; në 18 Mars po në orën 18.00 evenimenti do të s’postohet në Durrës në Torre Veneziano; në 19 mars në orën 18.00 do të jetë Hotel- Restorant Europa në Shkodër që do të mirëpresë këtë aktivitet. “Poezia e Verës” do të rikthehet në Tiranë në 20 mars për ditën mbyllëse që do të fillojë në mëngjes në Tiranë në orën 10.00 në Muzeun Kombëtar me Konferencën e Organizuar nga Instituti për Tregtinë e Jashtme (ICE) dhe do të mbyllet me një mbrëmje finale në hollin prestigjioz të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit si dhe me praninë e Autoriteteve të Larta institucionale shqiptare dhe italiane. Në sfond të mbrëmjeve të këtij aktiviteti do të jenë piktura të piktorit shqiptar Taso të cilat kanë temë prodhimin e verës, dhe në sfond tingujt e harqeve. Gjatë “Poezisë së Verës”, do të zgjidhet poezia më e bukur mbi verën.

17 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›