Salihi shpërthen në Austri: dy gola ne 4 minuta

Hamdi Salihi u shndërrua në heroin e nënkamponit të Austrisë, SV Ried, teksa bomberi shkodran realizoi dy gola brenda katër minutash në fitoren 3-0 të ekipi të tij kundër Austria Karnten. Dreksel celi serinë e golave në minutën e 8-të. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi në minutat 52 dhe 56. Golin e parë e realizoi pas një krosimi të Akagundyz, ndërsa në të dytin asistin e dha Toth. SV Ried e kontrolloi të gjithë takimin.
LALA- Hanoveri i Altin Lalës humbi të premten në mbrëmje 2-1 me Bokumin. Hanvor 96 ende nuk ka fituar një ndeshje gjatë vitit 2008. Kapiteni i Kombëtares shqiptare nuk ishte as bankinë.
***
KAPLLANI- Kasrlsuhe e Emdond Kapllanit pësoi një humbje të hidhur 2-0 me kampionin në shtëpinë e kampionit në fuqi të Bundesligës, Shtutgardit. Sulmuesi durrsak u aktivizua në minutën e 72-të.
SKELA – Energi Kotbus do të përballet të dielën në transfertë me Nuremburgun, por regjisori i mesfushës, Ervin Skela (probleme me gjurin), do të mungojë për formacionin e Bojan Prasnikarit.
VATA- Mesfushori sulmues Fatmir Vata (2 gola, 3 asistë) nuk do të luajë në ndeshjen Tus Koblenz-Kaisersalutern (Bundesliga 2) për shkak të plotësimi të pesë kartonëve të verdhë.
BOGDANI- Sulmuesi shqiptar i Livornos, Erion Bogdani, sipas mediave italiane, do të jetë në bankinë në takimin e Serisë A, Livorno-Napoli. Bogdani ka shënuar vetëm një gol këtë sezon.