E Shtunë, 31 Tetor 2026

2-0, dhe Vllaznia befasisht e treta

Dy gola në limitet e fundit të cdo pjese, i pari i realizuar nga kongolezi Sasha Delain në minutën e 45'+1 dhe i dyti nga kosovari Alban Jusufi në të 90'+1, i dhanë një fitore 2-0 jo fort të lehtë Vllaznisë së Mirel Josës edhe pse përballë kishte një kundërshtar shumë modest dhe pa asnjë motiv si Skënderbeu i vendit të fundit. Skuadra korcare pësoi humbjen e e 17-të në 21 javë kampionat, ndërkohë që Vllaznia befasisht ndodhet në vendin e tretë, me 35 pikë, katër më pak se Partizani i vendit të dytë.
Vllaznia e dominoi takimin, por ishte shumë e paqartë përpara portës së mbrojtur nga Llapanji. Kjo ishte fitorja e 60-të e Vllaznisë në 109 ndeshje me Skënderbeun.
Javën tjetër Vllaznia do të përballet me Besën në Kavajë (1-1 faza e parë), ndërsa Skëndërbeu pret në shtëpi Kastriotin me të cilin humbi fazën e parë 1-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›