Mourinho nuk ndryshon, lufte me gazetarin

“Une jam vetvetja”. Me kete fjali u eshte pergjigjur gazetarev Jose Mourinho pasi humbi derbin e dites se diele, duke pohuar ne nje fare menyre se ai do vazhdoje te jete protagonisti i polemikave me mediat, koleget dhe gjithe ambientin futbollistik ne Itali, ashtu sic ai bente ne Premier League.
Nuk ka vonuar shume dhe portugezi ka hapur nje “front te ri lufte“. Ne prag te ndeshjes se Champions League, “Special One” ka krijuar konfliktin e radhes me gazetaret.
Gjate nje momenti ai i ka thene nje gazetari qe mund ta shkruaje ai formacionin para nje takimi. “Kete do ta bej nese me jepni nje pjese te rroges tuaj prej 9 milione eurosh”, ia ka kthyer gazetari. Mourinho nuk ka vonuar ne kunderpergjigjen e tij, duke thene: “Nuk jane 9 por 11 milione dhe bashke me sponsorat shkojne 14 milione”.