Evi Dani: Infeksionet seksuale lënë edhe burrat pa fëmijë
Autori i Lajmit: Denisa KonaSëmundjet e transmetuara seksualisht nuk janë vetëm “pronësi” e femrave, sikurse mendohet dendur, Meshkujt janë po aq të prekur dhe po aq të kërcënuar prej tyre. Ato janë shkaku i tretë i infertilitetit (pra i pamundësisë për të lindur fëmijë tek burrat). Andrologu Evi Dani, duke replikuar jo thjesht me një mentalitet popullor, por edhe të mjekëve gjinekologë, paraqet gjendjen e infeksioneve tek pacientët meshkuj me të cilët punon.
-Doktor Evi, ju duke qenë androlog, keni rastin të hetoni shpeshtësinë dhe rëndesën e paraqitjes së infeksioneve seksuale tek burrat. A vuajnë më shpesh se gratë burrat, nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, pasi ka një mendësi se këto lloj sëmundjesh janë pronësi e grave?
Absolutisht nuk është e vërtetë që infeksionet seksuale u përkasin vetëm grave. Bile, janë meshkujt ata që ndjejnë më shumë shqetësim herët nga SST-të. Kjo vjen ngaqë Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme fiksohen tek mashkulli në uretër që është më e gjatë se tek femra. Mikrobet akumulohen këtu. Për çudi nuk përqëndrohen në urinë, por në kanalin e uretrës dhe dalin bashkë me sekrecionet. Ndërsa tek femrat infeksioni akumulohet tek uretra dhe në qafën e mitrës. Gonorea, uroplazma, urolitiku, klamidia trakamat- sëmundje seksualisht të transmetueshme kanë një afinitet dhe qëndrojnë më gjatë në uretrën e burrave dhe prandaj shqetësimi i infeksionit tek mashkulli ndihet më shpejt. Mashkulli ka sekrecione nga uretra kryesisht në mëngjes e darkë, ka një si kruajtje, si djegie gjatë urinimit. Shenjat klinike vijnë 2-3 ditë pas aktit seksual infektues, maksimumi deri në një javë. Ndërsa femra uretrën e ka shumë të shkurtër, normalisht, femra nuk ka shenja të qarta klinike dhe për këtë arsye, 80% e femrave nuk e dinë që kanë probleme…
-Shpesh, gjinekologët thonë të kundërtën; thonë se burrat janë të infektuar dhe nuk e dinë sepse nuk kanë shenja klinike, nuk kanë shqetësimet e grave...Cila është replika juaj?
Jo, nuk është kështu, Ajo që nuk e ndien infeksionin duke e pasur, është femra. Mua më vijnë meshkuj me shenja klinike të qarta dhe u them: “Thuaji shoqes tënde, të marrë një mjekim siç duhet ashtu si ti”. Pas kësaj, meshkujt shpesh reagojnë me nervozizëm ndaj kësaj situate. Më thonë: “Ajo më tha që ishte e pastër. Do ta kap ta rrah”. I them se fajtori i parë është ai vetë, se zakonisht janë meshkujt që i ngacmojnë, i kërkojnë femrave aktin. I joshin, i qerasin, i çojnë në pab. Pastaj u sqaroj se ajo-partnerja e rastit ose jo, nuk e di që është infektuar. Asaj do ti shfaqen shenjat pas 2-3 javësh më e shpejta ose pas një muaji. Fakti është i dukshëm: Tri ditë pas aktit seksual, mashkulli thotë: “Doktor, më djeg, shih sekrecionin. Më thotë pastaj se ka patur një marrëdhënie të rastit…”
-Doktor, si mendoni, pse nuk marrin meshkujt masa mbrojtëse?
Hmm, femrat duan të na i lënë ne, meshkujve, përgjegjësinë në derë…
-Atëherë, si shpjegohet që ka shumë më tepër femra që shkojnë tek gjinekologu për të marrë mjekim për SST-të, sesa meshkuj që shkojnë tek andrologu për të njëjtin qëllim? Dhe gjinekologë ka shumë më tepër se andrologë…
Femra ka edhe probleme të tjera shëndetësore, nuk janë vetëm sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Ka edhe infeksione mykotike etj. që nuk jaën fare të transmetueshme, edhe pse ka mjekë që i konsiderojnë të tilla.
-Doktor, nuk ju ndodh të hasni në hezitime dhe në paraqitjen e pacientëve me shumë vonesë tek ju, dhe në gjendje të rënduar?
Sigurisht, kjo është e keqja. Shumë pacientë vijnë me vonesë, jo sot, po nesër, dhe ndërkohë gjendja mund të bëhet kronike. Ndërkohë që duhet të vijnë sa më shpejt të jetë e mundur që të parandalojnë pasojat e mëvonshme.
-Çfarë pasojash kanë meshkujt nga moskurimi në kohë i infeksioneve seksualisht të transmetueshme?
Sigurisht, ky infeksion mund të japë komplikacion në orkid (pra test) dhe që pas njëfarë kohe mund të ulë aktivitetin e vet dhe të bëhet i paaftë për riprodhim. Ne e shohim infeksionin seksual si të tretin në klasifikim ndër shkakatërt e infertilitetit tek meshkujt.
-Përveç HIV-it, cili prej infeksioneve të tjera, ka më tepër rrezik për shëndetin e mashkullit?
Të gjitha kanë rrezikshmëri pa përjashtim. Nuk është problemi se japin vetëm djegie, bezdisje, por mund të çojnë në kommplikacione të tilla, që mund të dëmtojë testet, spermatozoidet pra aftësinë e lindshmërisë së burrit.
-Kur ne botuam për Papilloma Virus, që burrat i ngjitin grave duke u dhënë me vete në disa raste dhe kancerin, një lexues burrë na tha: “Pse, ne burrat ua ngjitim kancerin grave?! Ato e kanë trashëgim gjenetik, është fatkeqësi. Kanceri nuk ngjitet”. Pra, kjo tregon se burrat nuk janë të vetëdijshëm për këto pasoja…
Unë do të thosha, se kjo vjen ngaqë Papilloma Virus, që njihet si një infeksion viral që bëhet shkaktar për kancerin e qafës së mitrës, tek mashkulli nuk para ka pasoja thuajse fare. Kanceri i lafshës së penisit është shumë i rrallë. Ndërsa tek femra krijon një problem të madh dhe prandaj edhe rekomandohet një vaksinë. Kjo është një arsye më tepër, që femrat duhet ti detyrojnë meshkujt të përdorin prezervativ. Por duhet të kemi parasysh se gjthnjë ka një kombinim të dy faktorëve; kemi gjenin nga një anë dhe faktorin shpërthyes nga ana tjetër. Nëse një person nuk e ka faktorin shëprthyes, ai ndoshta mund të manifestojë sëmundjen por vetëm në një moshë shumë të thellë. Ndërsa në rastrin konkret, rasti shpërthyes është tipi i virusit HPV. 16, 18, 33 dhe 45 janë shtamet më të rrezikshme. Ngjashëm HIV-i bëhet shkaktar për shpërthimin e diabetit. Por kanë edhe faktorin gjenetik këta persona.
Intervistoi Denisa KONA
Mikrobet që “dashurojnë” organet seksuale të burrave dhe grave
Ka disa mikrobe, që specifikën e tyre të infektimit, e kanë në pjesë të caktuara të trupit. Disa nga këto nuk qëndrojnë dhe nuk infektojnë asnjë pjesë tjetër të trupit, përveç organeve të riprodhimit të burrave dhe të grave. Andrologu Doktor Evi Dani shpjegon për publikun këtë specifikë duke dhënë më së pari një concept shpjegues se çfarë quhen sëmundje seksualisht të transmetueshme: “Ne quajmë sëmundje seksualisht të transmetueshme, të gjitha ato që transmetohern nëpërmjet aktit seksual. Me këtë kuptohen një sërë mikrobesh apo virusesh, të cilat kanë në ndërtimin e tyre qelizor një përshtatje për tu instaluar në organet seksuale (apo riprodhuese tek mashkulli dhe tek femra). Përshembull, një nga sëmundjet seksualisht më të hershme, është neceseria gonoroike (gonorea). Ky është një lloj koku, i cili ka ndërtim të veçantë dhe që ka specifikën e vet të instalohet në uretër. Uretra nis nga qesja e urinës e deri sa del jashtë. Dhe meqenëse ka lidhje me pjesën e uretrës, nëpërmjet kanalit që lidh vezikën apo prostatën me kanalin përcjellës të spermatozoideve, kalon nga prostata në vezikë dhe në teste. Si komplikacion ka orkidin infeksioz. Ky lloj infeksioni përqëndrohet vetëm në këto organe. Përshembull, këtë lloj mikrobi nuk e gjejmë dot në pulmone, sepse nuk e ka aty afrimitetin. Nuk gjendet as në zorrë dhe askund tjetër, sikurse pneomokoku përshembull ka afrimitet vetëm në pulmone. Koku i gooresë kap edhe organet seksuale tek femra, ka afrimitet të futet në qafën e mitrës dhe të instalohet edhe në tubat e fallopit dhe në vezore. Kur themi që, një infeksion është SST (seksualisht i transmetueshëm), domethënë që nuk ka rrugë tjetër infeksioni, nuk mund të kapet me duar etj). Pavarësisht se personi mund ti ketë duart e palara, ky lloj mikrobi nuk ngjitet nga duart…
Vetëm nëse duart kanë shërbyer si transmetues dhe ka një infeksion të kryqëzuar, kur përshembull, një grua që ka një infeksion, gjatë lindjes mund ti japë një konjuktivit tek sytë, ose mund të infektohet nga duart prej genokokut, kur ka prekur me duar sekrecionin. Por kjo nuk është rruga kryesore. Unë nuk e besoj këtë si formë tipike sikurse thonë disa, se duart, peshqirat etj janë ngjitës”, shprehet andrologu. -Po kështu janë infeksionet klamidia trakamidis, një nga infeksionet më shumë të diskutuara. Është gjetur si mikrob në vitet 80, por po bën namin. Haset shumë më shpesh tek femrat në vendet e zhvilluara, ndryshe nga gonokoku që gjendet tek vendet në zhvillim”.
Ky lajm është publikuar: 14/02/2010