E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evidentohen 60 OJF pa licencë

27/02/2009  Qendrat e përkujdesit social ofrojnë shërbime të pakontrolluara dhe abuzive

Pas publikimit të raportit të monitorimit do të kalohet në masat penalizuese

Shfaqen mangësi dhe probleme të shumta në ofrimin e shërbimeve sociale për kategoritë në nevojë. Një pjesë e konsiderueshme e subjekteve jopublike që ofrojnë përkujdes social për shtresat në nevojë në vendin tonë, kryesisht për fëmijët dhe të moshuarit, kanë rezultuar me një sërë problemesh, veçanërisht me ekzistencën e tyre. Zyrtarisht drejtuesit e Shërbimit Social Shtetëror kanë pohuar se nga monitorimet paraprake që po bëhen për këto OJF rezulton se 60 prej tyre nuk gëzojnë licencë, çka shfaq abuzitivitet në lidhje me cilësinë e kujdesit të ofruar. Megjithatë, pritet që brenda pak ditëve të publikohet raporti i plotë i evidentimit të bërë nga inspektorët e SHSSH-së në të gjitha rrethet e vendit për ekzistencën e këtyre qendrave, qofshin këto ditore ose rezidenciale. Për rastet abuzive, është përcaktuar që të merren masa të forta penalizuese, pasi t’u dërgohen raportet përkatëse gjykatave.

Situata

Më problematike situata rezulton të jetë në rrethe, sepse pranë tyre ushtrojnë veprimtarinë shumë organizata të tilla që mbeten të pakontrolluara dhe në hije e, për rrjedhojë, ofrojnë shërbim të paspecializuar, shumë herë abuziv në kurriz të klientëve të tyre. Drejtori i përgjithshëm i SHSSH-së Mihal Naço ka pohuar se ka ende shumë qendra që operojnë jashtë kritereve ligjore, porse po punohet për evidentimin e tyre. “Këto ditë do të publikojmë edhe një listë me OJF-të e palicencuara dhe do t’u japim një afat për licencim. Në të kundërtën do t’u propozojmë gjykatave të mbyllin aktivitetin e tyre të paktën për sa i përket fushës së shërbimit shoqëror. Sipas të dhënave që ne disponojmë operojnë rreth 157 OJF, nga të cilat vetëm 93 prej tyre janë të licencuara”, - ka pohuar Naço. Vëmendja kryesore do të shtrihet në rrethe si dhe në ato zona ku është sinjalizuar për shërbime abuzive të ofruara, sidomos kundrejt fëmijëve jetimë dhe atyre pa përkrahje sociale.

Shërbimet

Pak ditë më parë një situate e tillë problematike është pohuar dhe nga kreu i Ministrisë së Punës, i cili ka kërkuar që të merren masa të menjëhershme për evidentimin e tyre. Në këtë rast rol vendimtar në gjetjen e tyre do të luajnë edhe njësitë vendore, këtyre të fundit u është kërkuar që të bëjnë të mundur identifikimin e të gjitha OJF-ve (organizmave jopublike) që ofrojnë shërbime sociale pranë rretheve të tyre, për të mos lejuar asnjë ofrues shërbimi të palicensuar. Konkretisht, pranë institucioneve të përkujdesit social trajtohen 294 fëmijë jetimë në institucionet publike; 344 fëmijë jetim në institucionet jopublike, 324 për aftësi të kufizuara si në institucione publike dhe jopublike, si dhe 311 të moshuar (rezidencial – ditor).

Hetimi

“Këto ditë do të publikojmë edhe një listë me OJF-të e palicencuara dhe do t’u japim një afat për licencim, në të kundërtën do t’u propozojmë gjykatave të mbyllin aktivitetin e tyre, të paktën për sa i përket fushës së shërbimit shoqëror. Sipas të dhënave që ne disponojmë, operojnë rreth 157 OJF, nga të cilat vetëm 93 prej tyre janë të licencuara”, - ka pohuar kreu i shërbimit social Mihal Naço.

Trajtimi

Sipas të dhënave të publikuara për vitin e shkuar, ka rezultuar se është i lartë numri i klientëve që trajtohen në qendrat e përkujdesit social. Konkretisht, pranë këtyre qendrave sociale trajtohen 294 fëmijë jetimë në institucionet publike; 344 fëmijë jetim në institucionet jopublike, 324 për aftësi të kufizuara si në institucione publike dhe jopublike, si dhe 311 të moshuar (rezidencial – ditor).

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›