Matura, plotësimi i formularëve nis të hënën
27/02/2009 Programet orientuese për dy lëndët e reja me zgjedhje të shtuara për 2009-n
Shpërndarja e formularëve A-1 dhe A-1Z tashmë ka përfunduar në të gjitha shkollat e mesme të vendit. Duke filluar nga dita e hënë, maturantët do të kenë mundësinë të nisin plotësimin e tyre për të caktuar dy lëndët me zgjedhje ku duan të ndjekin studimet e larta për vitin akademik 208-2009. Sipas specialistëve të AVA-së, pohohet se të hënën do të jenë gati edhe koeficientet përkatës për secilën nga 14 lëndët me zgjedhje, gjë që do t’i ndihmojë maturantët gjatë plotësimit të formularit që të përcaktojnë ato lëndë ku probabiliteti për të fituar është më i madh. Aktualisht universitet publike në të gjithë vendin kanë dorëzuar pranë Ministrisë së Arsimit propozimet konkrete për koeficientet e këtyre lëndëve dhe brenda javës do të bëhet miratimi i tyre nga MASH-i. Megjithatë, për të ndihmuar maturantët në plotësimin e saktë të formularit, ekspert pohojnë se në fillim ata mund të ushtrohen me mësuesit e tyre në lidhje me procedurat e sakta që duhet të ndjekin. Sipas rregullores së provimeve të Maturës Shtetërore, afati për dorëzimin e formularit të plotësuar është data 10 mars, kështu që maturantët kanë kohë të informohen më parë dhe më pas të bëjnë plotësimin e saktë të tij. Ndërkohë, në rast se vërejnë parregullsi të hedhura në këtë formular, ata kanë mundësi që të plotësojnë një tjetër në vend të tij. Kjo procedurë duhet të kryhet brenda datës 10 mars, në të kundërt maturanti mund të skualifikohet nga e drejta e konkurrimit për në shkollë të lartë, po të gjenden gabime ose pasaktësi në formularin e tij. Plotësimi i dy formularëve duhet të bëhet me kujdes nga maturantët e vjetër dhe ata që mbarojnë këtë vit. Në rast se maturantët e vjetër duan të ruajnë rezultatet e viteve të shkuara, mund t’i specifikojnë ato me kujdes në formularin A-1 Z për njërën ose të dy lëndët, dhe kështu do të konkurrojnë sërish për shkollat e larta pa u përfshirë në provimet me zgjedhje të këtij viti për studimet e larta të 2009–2010-s.