Evra duhet t’ia shtrijë dorën Suarezit

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson beson se Patrice Evra duhet t’ia shtrijë dorën sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez, kur dy futbollistët të takohen për herë të parë, pas incidentit që kishte ndodhur herën e fundit, kur uruguaiani e kishte fyer në baza racore mbrojtësin francez.
“Patrice ka shfaqur kurajë dhe ai nuk duhet të ketë turp, kështu që nuk mendoj se do ta ketë problem t’ia shtrijë dorën Suarezit”, deklaroi trajneri skocez.
Ferguson e përkrah lojtarin e tij, i cili u ankua në Suarezin, i cili më pas u pezullua me 8 ndeshje.