E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta pro dhe kundër Putinit në Moskë

Mijëra persona marshuan në rrugët e Moskës, në një protestë ndaj rikthimit në pushtet të kryeministrit, Vladimir Putin.

Ky është tubimi i tretë që nga zgjedhjet parlamentare të dhjetorit, të cilat u shoqëruan me dyshime për manipulime të mëdha.

Por mbështetësit e Putinit, që muajin e ardhshëm do kandidojë në zgjedhjet presidenciale, zhvilluan ndërkohë një miting të tyrin në një lokalitet tjetër.

Pjesëmarrësit në këto manifestime kanë sfiduar temperaturat që kanë arritur deri në minus 19 gradë Celsius.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›