Kriteret për t‘u bërë tregtar armësh
Dje, hyri në fuqi ligji "Për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import-eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë", i cili, përveçse liberalizon tregun, lehtëson kushtet për marrjen e garancisë nga institucionet kompetente. I miratuar dy javë më parë nga Kuvendi i Shqipëri, ligji krijoi debate të ashpra mes forcave politike, nisur nga fakti se kriteret e vendosura për subjektet private nuk garantonin një tregti të pastër. Bashkë me ligjin, që u publikua dje në Fletoren Zyrtare, janë të paraqitura kushtet që duhet të plotësojë subjekti privat i interesuar për import dhe eksport armësh, në mënyrë që të marrë certifikatën dhe garancinë nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), brenda Ministrisë së Mbrojtjes.
Rregullat
Të gjitha subjektet që importojnë dhe eksportojnë mallra ushtarake, teknologji, me përdorim të dyfishtë, kanë të drejtë të pajisen nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve , me njërën nga dokumentet ligjore të garancisë. Dokumenti i garancisë lëshohet për pajisjen me licencë eksporti, në fushën e kontrollit të eksportit të mallrave strategjikë, të një shteti tjetër, prej të cilit këto mallra do të eksportohen. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve do t‘i lëshojë garancitë vetëm pasi të ketë verifikuar dhe kontrolluar biznesin, bazuar në deklaratën e vetë subjektit, i cili ka shprehur interes për të kryer tregti armësh. Nga vendimi i qeverisë mësohet se janë disa lloje certifikatash, si: ndërkombëtare e importit, për përdoruesin e fundit, shpërndarje dhe certifikatë e deklaratës doganore. Në varësi të llojit të certifikatës janë vendosur afatet e shqyrtimit dhe miratimit të kërkesës së biznesit, i cili varion nga shtatë deri në dhjetë ditë. Subjekti duhet të plotësojë në fillim tek AKSHE një formular tip, i cili vendoset më pas në një zarf të mbyllur, së bashku me dokumentet përkatëse dhe protokollohet në Ministrinë e Mbrojtjes. Subjekti privat duhet të jetë i saktë në paraqitjen e të dhënave rreth aktivitetit privat, përfshi adresën, numrat e kontaktit, etj., ku dhe të shkruajë kërkesën me dokumentet rreth llojit të certifikatës që i intereson. Dokumentet e dorëzuara duhen të jenë në gjuhën shqipe, të noterizuara dhe aspak të korrigjuara, në të kundërtën kthehen mbrapsht për t‘u riplotësuar brenda dhjetë ditëve.
Afatet
Përmbajtja e ligjit të ri është kontestuar nga opozita për faktin se nuk jep detaje rreth kufizimit të subjekteve private që do të merren me tregti armësh. Afatet e shqyrtimit për dhënien e certifikatave të garancisë nga AKSHE, nga data e dorëzimit të kërkesës janë: 10 ditë për dhënien e certifikatës ndërkombëtare të importit; 10 ditë për dhënien e certifikatës së përdoruesit të fundit; 7 ditë për certifikatën e shpërndarjes dhe deklaratës doganore.