E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Shkodrës u krye për një shteg në pyll

SHKODËR- Policia e Shkodrës zbardh motivin e vrasjes së ndodhur në fshatin Benë të Shllakut. Pas arrestimit të autorit të vrasjes Pashuk Marjakaj, gjithçka është bërë shumë e thjeshtë. Hetuesit pohuan se mes autorit dhe Prendush Podjas ka pasur një konflikt për një rrugë kalimi nga banesa tek sipërfaqja e pyjeve në pronësi të tyre. Tre ditë më parë, autori i vrasjes ka gjetur fëmijët e Prendush Podjas duke prerë dru në pyll, në një territor që Marjakaj pretendonte se ishte pronë e tij. Aty ai është grindur me ta dhe u ka marrë sharrën. Kur Podja ka shkuar për të sqaruar çështjen ka gjetur Pashuk Marjakajn që ndodhej në banesë së bashku me të shoqen. Në këtë moment është rindezur konflikti dhe Pashuku ka qëlluar me pistoletë Prendush Podjan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›