Më larg Fieri se Roma
Petrit Vasili
Në takimet e furishme të Berishës për “privatizimin” e ftesës në NATO, në shumë komuna e bashki të vendit është sigurisht për t’u mbajtur mend ajo që ai dialogoi në një nga komunat e Fierit me fshatarët e këtyre komunave. Berisha u shpjegoi atyre se si ata do të lëvizin si të duan dhe kur të duan, domethënë sa herë që t’u mbushet mendja në Romë, Paris, Londër e gjetkë falë asaj që po bën qeveria. Sigurisht që Berisha nuk tha asnjëherë, bile harroi fare të thoshte se kur do të ndodhë kjo, sepse ai e ka thënë dhe e thotë vazhdimisht që nuk vë afate, sepse ashtu sikurse premtimet që ai nuk i mban dhe nuk i realizon dot, po kështu edhe këto lloj afatesh gjithashtu nuk i mban dot.
Por një gjë ishte plotësisht e vërtetë dhe kjo është një meritë që kryeministrit tonë i duhet njohur, ai me këtë Romën, Parisin etj., sigurisht që i hutoi fare, i pataksi fshatarët e ndershëm dhe punëtorë, por të varfër sa më s’ka.
Fytyrat e përhumbura të këtyre njerëzve të lodhur nga varfëria prisnin të dëgjonin nga kryeministri i tyre se si do t’i ndihmonte qeveria e tij dhe partia e tij, që të mund të arrinin deri në Fier. Sepse Fieri është bërë shumë i largët dhe i vështirë për t’u arritur, edhe pse nuk ka nevojë për vizë. Eshtë i largët, sepse varfëria dhe mjerimi e bën të pamundur të vesh edhe deri në Fier, sepse aq para sa duhen për deri në Fier duhen për të blerë bukë, por edhe atë me kursim të madh, aq sa për të shuar urinë. Pra, Fieri është realisht shumë më larg se Roma, sepse te kjo e fundit po pate para arrin për 50 minuta, ndërsa nëpër rrugët e fshatrave duhen dy orë e më shumë, si dhe para për të paguar furgonin.
Pra, sot mjerimi që ka pllakosur fshatarësinë shqiptare do të vinte në vështirësi edhe Migjenin e madh, e ku “Legjenda e tij e misrit” do të duhej të rishkruhej, kryeministri ynë flet për vizat dhe se si shqiptarët e skamur që nuk paguajnë dot as bukën dhe vajin, do të shkojnë deri edhe në Tokio, pse jo edhe deri në Australi. Duke zëvendësuar realitetin tragjik me fantazira vizash, qeveria e paaftë nuk i ndihmon njerëzit që të punojnë tokën e tyre, e cila mbetet djerrë dhe thahet përpara syve të pafuqishëm të atyre që u lindën pranë saj, por që e shohin të vdesë pa qenë në gjendje të bëjnë asgjë.
Po kjo qeveri bën që po këta shqiptarë të mirë dhe punëtorë të shohin se si frutet e punës së tyre, pra edhe ato pak frute pune që ata krijojnë me një mund të patreguar të kalben dhe shkatërrohen, sepse nuk i çojnë dot as deri në Fier, ngaqë Fieri është shumë, shumë larg, ndonëse sipas kryeministrit është më mirë t’i çojnë në Romë.
Shqiptarët inteligjentë dhe që e duan aq shumë vendin e tyre bënë gjithçka që duhej që të bindnin botën e qytetëruar, se ata meritonin më shumë dhe kjo botë i pranoi shqiptarët duke na ftuar në NATO. Sot ashtu si rëndom deri tani, kryeministri ynë po bën të pamundurën ta privatizojë këtë meritë të popullit dhe nuk po druhet që ta shpronësojë në mënyrë të padëgjuar popullin edhe nga kjo meritë. Sepse në këto vite janë privatizuar shumë pasuri të popullit thuajse badihava, por që do të privatizohej edhe një meritë e tillë mbarëpopullore, produkt i një inteligjence shumë shekullore të këtij populli, kjo nuk i shkonte në mend askujt, sepse kjo është realisht një vjedhje shumë e rëndë dhe e pafalshme.
A do mundet qeveria t’ia afrojë Fierin banorëve të komunave të tij? Kjo është pyetja e madhe që këta banorë kanë në mendje. Kjo pyetje është edhe në mendjen e shumë banorëve të tjerë të Shqipërisë dhe të shumë komunave edhe të Elbasanit, ku kryeministri ishte tani së fundi, sepse edhe banorët e Funarit, të Shushicës, Gjinarit, Dumresë, por edhe të Shezës, për të cilët Elbasani dhe Peqini janë shumë më larg se Roma.
Kryeministri ynë, ose më mirë me thënë kryeministri i premtimit për 6000 km rrugë të ndrequra, duket sheshit që nuk e kishte me gjithë mend kur e tha një fjalë të tillë, sepse ai vetë shpesh e thotë që nuk duhen marrë me seriozitet premtimet dhe politika e tij. Ashtu vërtet dhe ne të gjithë jemi të bindur për këtë, por varfëria rrëqethëse që mbretëron në mijëra familje shqiptare prodhon veçse dëshpërim dhe një luftë të përditshme për të mbijetuar dhe kjo s’ka asnjë lidhje më me “Dialogun për NATO”-n dhe sende të këtij soji.
Por edhe kryeministri “nuk ka faj”, sepse ai nuk ka asnjë përgjigje për varfërinë që të mundet t’ua japë banorëve shumë të vëmendshëm të komunave ku ai bën monologët e tij për NATO-n. Qeveria e tij raporton po vetë një bujqësi në krizë të plotë dhe që zhvillohet në rënie të lirë, tërësisht spontane, pa asnjë lloj mbështetje prej saj, ndonëse qeveritarët e këtij vendi qetësisht dhe shpenguar flasin për shifra dhe zhvillime që nuk ekzistojnë.
Ka pra përfundimisht dy Shqipëri, ajo e vërteta në të cilën jetojnë dhe me të cilën vuajnë shqiptarët, por ka edhe një Shqipëri tjetër, kjo është Shqipëria e kryeministrit, e qeverisë dhe qeveritarëve, e cila është “më e zhvilluar se Franca, Italia dhe Gjermania”, sigurisht të kuptohemi kjo është një Shqipëri pjellë e halucinacioneve të atyre që duke bërë sikur e qeverisin atë, po pasurohen në kurriz të shqiptarëve, për të cilët Fieri dhe Elbasani janë shumë më larg se sa Roma dhe Parisi.