Rama në Shkodër për Bujqësinë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje në Shkodër, në kuadër të turit të tij “Dialog me Shqipërinë”, fillimin e ciklit të konferencave rajonale, në qendër të të cilave do të jenë problemet e bujqësisë.
Rama u shpreh në takimin me qytetarët se, “ky është procesi më i madh dhe më seriozi që ka ndërmarrë ndonjëherë ndonjë forcë politike në Shqipëri, e cila përgatitet seriozisht për të qeverisur vendin pas një viti”. Ai nënvizoi se, “për të arritur tek konferencat rajonale janë zhvilluar mbi 300 tryeza të bujqësisë në mbarë vendin”. “Besoj se ky është një proces historik, pasi ne do të hyjmë në zgjedhjet e ardhshme me një program të shkruar, jo mbi bazën e dëshirave, por mbi bazën e realitetit konkret, kjo na jep sigurinë se pushtetin do ta kthejmë në një mjet për të realizuar qëllimet e përbashkëta”.