Armo, gati përjashtimi i teksanëve
Hije dyshimi për tenderin e ARMO-s.
Firma amerikane nga Teksasi, e cila paraqiti ofertën më të lartë financiare, nuk plotëson kushtin themelor për të qenë fituese e armo. Gazeta zbulon dokumentit që kreu i komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Neritan Alibali, i ka dërguar firmës dy ditë më parë, ku e “përjashton” kompaninë indirekt nga tenderi. Sipas letrës, “Anika Enterprises S.A Refinery Associates of Texas & Mercuria Energy Group LTD”, nuk kanë në konsorciumin e tyre asnjë kompani për përpunimin e naftës, duke dalë jashtë kushteve të privatizimit të rafinerisë ARMO. Në letër sqarohen kushtet, pra oferta që ka bërë firma, del jashtë konceptit të tenderit të zhvilluar nga Shqipëria, duke e lënë atë, në një farë mënyre jashtë konkurrimit.
Letra
Në kapitullin e parë të vendimit të qeverisë nr. 82, datë 03.02.2008, termi “Investitor strategjik” do të thotë një shoqëri tregtare që e vetme plotëson kriteret e parashikuara në pikën 2.1 (a), (b), (c), i kapitullit të dytë. Më konkretisht në pikën 2.1 (b), thuhet se kandidatët duhet të përmbushin kërkesat e mëposhtme: të jetë shoqëri e specializuar në fushën e përpunimit e të tregtimit të naftës, gazit e nënprodukteve të tyre, e cila t’i ketë ushtruar këto veprimtari për jo më pak se tre vjet. Pra, në vendim përcaktohet konkretisht se kush është investitori strategjik. Ndërkohë, në letrën që komisioni i Vlerësimit të Ofertave, e nënshkruar nga Neritan Alibali, zv.ministër i METE-s, citohet se, nga dokumentacioni që ka paraqitur kjo firmë, aktiviteti i përpunimit të kësaj kompanie, nuk del qartë. “Në zbatim të VKM-së nr. 82, datë 03.02.2008, kap II, pika 2.1 b, kandidati duhet të jetë një shoqëri e specializuar në fushën e përpunimit dhe tregtimit të naftës, gazit e nënprodukteve të tyre, e cila ta ketë ushtruar këtë veprimtari për jo më pak se tre vjet. Do të kërkohen sqarime mbi aktivitetin konkret të rafinimit të ushtruar nga shoqëria sipas afatit të përcaktuar në VKM, gjë e cila nuk del e qartë nga dokumentacioni i paraqitur”, thuhet në letër.
Kushtet e firmës nga teksasi
Përveç shkeljes së një prej pikave të vendimit të qeverisë dhe mospërjashtimit për këtë shkak, komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i kërkon kompanisë “Anika Enterprises S.A Refinery Associates of Texas & Mercuria Energy Group LTD” të heqë dorë nga kërkesa e saj. “Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në përputhje me VKM-në nr. 82, datë 03.02.2008, ka mandat të vlerësojë ofertën vetëm në rast se ajo përputhet me kriteret e VKM-së sa më sipër. Kushtet e paraqitura nga ju dalin jashtë këtyre kritereve. Prandaj KVO-ja nuk mund të japë vlerësim dhe gjykim për to. Madje, puna e saj pengohet në vazhdim të procedurës së vlerësimit. Përfundimisht ju kërkojmë që të hiqni dorë formalisht nga këto kërkesa”, thuhet më tej në letrën e Alibalit. Më tej akoma, sipas zv.ministrit të METE-s, komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të hyjë në negociata të fuqishme me fituesit e këtij tenderi. “Përsa më sipër, ndërsa ne e pranojmë se do të hyjmë në negociata të fuqishme dhe mbi baza të drejta me fituesin e këtij tenderi, ju nuk mund të prisni që kufizimet/kushtet e vendosura në ofertën tuaj, ashtu siç gjenden në listën e kushteve paraprake, të pranohen prej nesh”, shtohet në letër. Në fund të letrës theksohet se, “si konkluzion ju informojmë se çdo sqarim i kërkuar nga ju duhet të jetë një sqarim me shkrim mbi dokumentacionin tashmë të dorëzuar dhe nuk mund të përmbajë dokumente shtesë”. Ndërkohë në paragrafin e fundit të pikës 2.1 të vendimit të qeverisë sanksionohet qartë se një kompani skualifikohet kur shkel një nga pikat e këtij vendimi. “Mosplotësimi i këtyre kritereve, të parashikuara në pikat (a), (b), (c) dhe (d) të pikës 2 më sipër, përbën kusht për skualifikimin e kandidatit.
Denoncimi i “Vitol”
Konsorciumi “Vitol” ka kërkuar që “Anika” pasi ka shkelur disa nga pikat e vendimit të qeverisë, duhet të skualifikohet nga komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Sipas “Vitol” skualifikimi i këtij konsorciumi duhet të vijë për shkak se në këtë ofertë mungon investitori strategjik dhe eksperienca në biznesit e rafinerisë së naftës. “Paaftësi financiare për blerjen e ARMO-s dhe implementimin e planit të biznesit për zhvillimin dhe modernizimin e ardhshëm të ARMO; pagesa e kushtëzuar e çmimit për katër vite dhe katër këste; kërkesa për marrjen e monopolit në fushën e rafinimit të naftës për 10 vjet; kërkesa për mbulimin e humbjeve nga shteti për një periudhë të caktuar; përjashtimi nga taksat dhe shumë kushte të tjera të paligjshme”, janë arsyet që sipas konsorciumit “Vitol” duhet ta çojë konsoriumin “Anika” në skualifikim nga ky tender.
Cili është grupi “Vitol”
Grupi “Vitol Us Balkan Funds Euroil” është një nga grupet tregtare më të mëdha dhe më të suksesshme në botë në tregun e energjisë. Ky grup ka në dorë shumë “fuqi” që e ndihmojnë në biznes si eksperienca, burimet dhe arritjet globale, por sipas motos së tyre, asgjë nuk është më e rëndësishme se partnerët: prodhuesit, klientët, furnizuesit dhe vetë stafi. “Vitol” konsiderohet nga çdo standard një forcë e madhe në tregtinë e energjisë në botë. Ata dërgojnë 200 milionë tonë naftë në vit; kanë të ardhura mbi 100 miliardë dollarë dhe ofrojnë shërbim të plotë në 24 orë në të gjithë tregjet botërore. E themeluar në vitin 1966, me qëllimin kryesor tregtinë e naftës dhe produkteve me të, “Vitol” mbetet ende një kompani e pavarur. Ata kërkojnë gjithmonë përgjigjet e analistëve dhe fondeve investuese. Ky grup përbëhet nga disa kompani, secila prej tyre me profesionistë të energjisë, me një eksperiencë të gjerë në biznesin e transportit, naftës, rafinimin, shpërndarjen, marketingun, tregtinë dhe financën.