Berisha: Centralet atomike, me siguri do bëhen realitet
“Shqipëria ka si synim të bëhet një superfuqi e vogël energjie në rajon. Ky është qëllimi, ajo përfiton energji, përfiton edhe eksportim të energjisë.
Ky është edhe pozicioni ynë. Kjo kërkon njëfarë kohe, por do të bëhet një realitet, me siguri”. Kështu deklaroi Kryeministri Berisha gjatë takimit në Forumin Ekonomik të Vjenës në lidhje me mundësinë e hapjes së centraleve atomike. Në përshëndetjen e tij në këtë forum që mbahet në Tiranë, Berisha siguroi të pranishmit se Shqipëria është duke ndryshuar me shpejtësi, për t’u bërë vendi më miqësor për investimet e huaja.
“Në çdo moment, ju do të gjeni dhe do të keni mbështetjen e fortë të qeverisë sime, me qëllim që projektet tuaja të jenë një histori suksesi në vendin tim”, deklaroi Kryeministri. Duke iu përgjigjur pyetjes së një investitori skocez mbi ndotjen e mjedisit nga ndërtimet apo dhe metalurgjiku në Elbasan, Berisha deklaroi se, “nëse shikoni nivelet e shkarkimeve në mjedis, Shqipëria nuk është një vend me nivel të lartë të shkarkimeve ndotëse. Është më mirë sesa fqinjët tanë. “Ju keni të drejtë që ka mbetje të së kaluarës, veçanërisht zona e Elbasanit. Por ne jemi të vendosur që atje të ngremë një park industrial. Ne do të çmontojmë dhe do të heqim çdo gjë që është nga e kaluara dhe që s’mund të përdoret më. Ne po vendosim standarde shumë të qarta, rigoroze për industritë që mund të instalohen aty”, deklaroi Berisha. Kryeministri ftoi firmat austriake të investojnë në Shqipëri, në infrastrukturë, turizëm, energji solare, miniera, shpimin e naftës etj. Ndërsa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në fjalën saj theksoi se, “midis dy alternativave, asaj të të menduarit për momentin apo për të ardhmen, ne zgjodhëm të ardhmen, zgjodhëm reformat, zgjodhëm ndryshimin. Jam e bindur se vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojmë një prosperitet dhe perspektivë integruese për vendin tonë”. “Unë jam krenare që në sajë të reformave të gjithanshme, politike, ekonomike e sociale, të kryera veçanërisht në tre vitet e fundit, ne përjetuam ngjarje të mëdha historike për popullin shqiptar. Në prill të këtij viti ne morëm ftesën për anëtarësim në NATO dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm të bëhemi anëtarë me të drejta të plota. Po ashtu, ne besojmë që brenda këtij viti të përmbyllim ratifikimin e MSA-së dhe t’i kërkojmë BE-së të marrim statusin e vendit kandidat për anëtarësim”, theksoi Topalli.