E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Meta: Të votojnë emigrantët

Lideri i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga kryetari i KDK-së, Haxhinasto dhe sekretari për Emigracionin, Vargu, kanë zhvilluar një vizitë në Itali. 

 Kreu i LSI-së, Meta ka marrë pjesë në një numër takimesh me përfaqësues të LSI-së në qytetet kryesore të Italisë, me studentë shqiptarë në Universitetet në Firence dhe në Bolonjë, si dhe ka qenë i ftuar në një koncert të madh festiv me emigrantë shqiptare në Itali. “LSI-ja e ka kërkuar të drejtën e votës së emigrantëve në të gjithë propozimet e saj për sistemin zgjedhor. Sistemi i ri zgjedhor, nuk e ka marrë parasysh as këtë kërkesë të LSI-së dhe nuk krijon hapësira që emigrantët të votojnë në vendet ku jetojnë”, tha Meta. Ai është njohur gjithashtu me ecurinë e përgatitjeve për mbledhjen e firmave të emigrantëve, për referendumin në mbrojtje të Kushtetutës pas ndryshimeve që e kanë dëmtuar rëndë atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›