Evropa, ende ankth te Flamurtari e Vllaznia
TIRANE- Flamurtari dhe Vllaznia do të zhvillojnë sot ndeshjet e kthimit të turit të parë paraeliminator të Europa League, duke synuar të përfundojnë punën e nisur një javë më parë. Dy skuadrat shqiptare kanë arritur të fitojnë në transfertë dhe sot kanë nevojë vetëm për një administrim të rezultatit për të kaluar më tej. Sidomos për vlonjatët, puna për t'u kualifikuar do të jetë më e lehtë, pasi ata kanë fituar 3-1 në transfertë ndaj Buduçnostit të Malit të Zi. Gjithsesi, trajneri Gugash Magani kërkon që ekipi të mos mendojë se çdo gjë ka mbaruar, duke kërkuar një lojë sulmuese për të fituar sërish. "Unë nuk jam nga ata që kërkoj të bëj aventurë, - deklaroi trajneri i skuadrës vlonjate. - Kemi fituar 3-1 në transfertë, por jam i sigurt se këtu do të jetë shumë e vështirë, pasi jemi nën presion konstant. Ne do të luajmë në sulm, pa harruar për asnjë moment, që të jemi të kujdesshëm në mbrojtje.
Duhet të sillemi si profesionistë", u shpreh më tej Gugash Magani. Ndërkohë, një detyrë e lehtë edhe për Vllazninë, që në Shkodër do të përballet me një ekip modest si maltezët e Birkirkara. Presidenti Valter Fushaj ka qenë nga të parët që ka kërkuar një sjellje profesioniste prej skuadrës. Sipas tij, Vllaznia nuk mund të gabojë në këto momente, kur është me një "këmbë" në turin tjetër të Ligës së Evropës. "Duhet impenjim maksimal nga të gjithë lojtarët dhe stafi drejtues. Nuk duhet të gabojmë në këto çaste", u shpreh kreu i klubit shkodran.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)