E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli godet tunelet në Rripin e Gazës

Gaza - Vazhdojnë sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës. Është bërë e ditur se avionët e Izraelit kanë goditur tunelet e përdorura për kontrabandë nga ana e Hamasit. Në këtë sulm është deklaruar se nuk ka pasur të vdekur apo të plagosur. Palestinezëve, që kanë mëse një vit e gjysëm që jetojnë nën bllokadën e Izraelit, nuk u lejohet në asnjë mënyrë që të bëjnë tregti me jashtë.

Nevojat bazë për Gazën si ushqime, ndërresa dhe ilaçe, sigurohen nga tunelet nëntokësore në afërsi të Egjiptit. Gjithashtu, është bërë e ditur se dje në orët e para të mëngjesit janë hedhur dy raketa nga Gaza në Izrael dhe se nuk ka pasur të vdekur apo të plagosur në këtë sulm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›