E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa me sy kah bota arabe

Nga Express më 12 shkurt 2011 në ora 13:03

Pak muaj më parë, Evropa u trondit nga protesta masive kundër rritjes së çmimeve, papunësisë dhe masave shtrënguese. Demonstruesit mbushën rrugët e Greqisë, Irlandës, Portugalisë, Spanjës, Britanisë dhe Francës.

Tani Evropa po ndjek protesta të reja në vende arabe si Tunizia, Algjeria dhe Egjipti, në anën tjetër të Detit Mesdhe.

Kreu i Institutit mbi Studimin e Prirjeve në New York, Gerald Celente, thotë se ato që po ndodhin në botën arabe kanë ndikim në Evropë.

Ai beson se arabët dhe evropianët kanë një shqetësim të përbashkët – ekonominë.

"Ata s’do të donin t’ia dinin nëse qeverisen nga një qeveri autokrate, nëse bëjnë para.

"Autokrate, diktatore apo demokratike qoftë qeveria, për njerëzit nuk ka rëndësi, për sa kohë që u ecin punët”, tha Celente.

Celente beson se protestat e vitit 2010 në Evropë janë vetëm fillimi.

Ai paralajmëron se demonstratat që kanë përfshirë Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme do të përhapen në Evropë.

Nuk ka dyshim që referencat ndaj protestave arabe janë të pranishme në Evropë.

Dhjetëra mijëra serbë mbushën rrugët e Beogradit ditët e fundit në protesta kundër rritjes së çmimeve dhe papunësisë së lartë dhe me thirrjet për zgjedhje të parakohshme.

Një anëtar i opozitës serbe tha se protestat në Tunizi dhe Egjipt u dërguan të gjitha qeverive një porosi që të dëgjojnë thirrjet e popullatës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›