E Shtunë, 31 Tetor 2026

Algjerianët protestojnë kundër qeverisë

Nga Express më 12 shkurt 2011 në ora 14:00

Turma e demonstruesve anti-qeveritarë është tubuar në kryeqytetin e Algjerisë, përkundër paralajmërimeve të qeverisë.

Raportohet për përleshje ndërmjet protestuesve dhe forcave policore, të cilat ishin pozicionuar për të parandaluar protestën kundër presidentit Abdelaziz Bouteflika.

Ky i fundit ndodhet në pushtet që nga viti 1999.

Protesta vjen një ditë pas përmbysjes së presidentit egjiptian, Hosni Mubarak.

Kryengritjet popullore thuhet se po përhapen edhe në pjesë të tjera të botës arabe.

Grupet opozitare në Bahrejn kanë bërë thirrje për protesta të hënën, kundër diskriminimit të pakicës shiite nga sundimtarët sunitë të Mbretërisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›