E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret gruan, se nuk i lindi djalë!

Një grua në Afganistan është vrarë nga i shoqi, pasi solli në jetë vajzën e tretë dhe jo djalin e shumëdëshiruar.

Ngjarja ka ndodhur në provincën qendrore Kunduz. Viktima, 28 vjeç, me emrin Storai është shtrënguar në qafë derisa ka dhënë shpirt nga i shoqi, i ndihmuar edhe nga e ëma.

Policia bën të ditur për Reuters se ka arrestuar nënën e viktimës, pasi dyshon se ka lidhje të drejtpërdrejtë më ngjarjen, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëshortin e gruas, pasi nuk mundi ta arrestojë në kohë. Madje ka dyshime se vetë milicia afgane e strehon dhe mbron atë.

"Këto gjëra me efektivët e policisë afgane ndodhin rëndom dhe ne kemi vështirësi në arrestimin e autorëve të krimeve”, tha shefi i policisë së Kunduz, Sufi Habib.

Nadera Geya, drejtuesja e shoqatës për të drejtat e gruas në rajonin e Kunduz, e quajti vrasjen si në prej shembujve më të keq që kishte hasur tek dhuna mbi gratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›