E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbogar: Kosova të ndjek rrugën e BE-së

Ish-ministri i Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar, i cili nga e mërkura merr postin e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, pret që edhe kjo e fundit të ndjekë rrugën e BE-së, ashtu si edhe disa vende të tjera të rajonit.

Së shpejti nisin negociatat e BE-së me Kosovën në lidhje me marrëveshjen e tregtisë dhe këta janë hapa që e bëjnë Kosovën të lëvizë drejt bllokut evropian, ka thënë Zhbogar, shkruan Rel.

“Edhe këtë vit janë në dispozicion rreth 70 milionë euro për projekte të ndryshme që ndihmojnë në ngritjen dhe forcimin e institucioneve të Kosovës. Pra, Brukseli do të vazhdojë angazhimin që edhe Prishtina të zbatojë legjislacionin evropian”, ka thënë Zhbogar.

Samuel Zhbogar, do të jetë edhe shef i Zyrës së BE-së në Prishtinë, që është nën autoritetin e përfaqësueses për politikë të jashtme të bllokut evropian, Kethrin Eshton.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›