Sulme në Jemen, vriten 15 militantë të Al Kaidës

Burimet zyrtare në Jemen kanë bërë të ditur se 15 militantë të dyshuar të Al Kaidës janë vrarë nga sulmet ajrore, në jug të vendit. Mësohet se në mesin e të vrarëve është edhe lideri i shumëkërkuar rajonal i Al Kaidës, Abdul Monem al-Fahtani.
Zyrtarët lokalë të ushtrisë i kanë thënë agjencisë AFP se sulmet në provincën Abijan “janë kryer nga aeroplanët e Shteteve të Bashkuara”.
Gazeta “The Neë York Times” ka raportuar qershorin e kaluar se Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar sulmet kundër militantëve të dyshuar në Jemen, duke përdorur avionët luftarakë.