E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa, ngjarjet që bënë 2008-ën

2008-a ishte një vit i turbullt
për Evropën, pasi një seri kri
zash që pasuan njëratjetrën
sollën ndryshime dhe
ripërcaktime të hartës politike.
Kështu, ndër ngjarjet që ia vlen të
shënohen janë konflikti në
Kaukaz, që në njëfarë mënyre u
qetësua nga ndërhyrja e Presidentit
të Francës, Sarkozi, që kryesoi 6-
mujorin e dytë të BE-së. Por, ndërsa
në Kaukaz dëgjoheshin të shtëna,
në Bruksel u ndjenë të çarat e
para mes Gjermanisë dhe
vendeve të tjera që janë në varësi
të gazit e naftës ruse. Por Kaukazi
ishte vetëm një vatër konflikti, pasi
kriza e vërtetë, këtë herë financiare,
që erdhi përtej Atlantikut, infektoi
të gjitha financat botërore, e
veçanërisht ato evropiane. Më
poshtë janë renditur 10 ngjarjet më
të veçanta të vitit 2008, sipas britanikes
"Times"
1) Triumfi i Sarkozisë
me Karlën
Presidenti francez, Sarkozi, e nisi
vitin me shumë beteja. Mbyllja e
2007-ës ishte një katastrofë dhe
2008-a i solli, sipas sondazheve, një
mbështetje shumë të vogël nga
populli, madje bëhej fjalë për pikët
më të ulëta të një Presidenti francez
në fillim të mandatit të tij në 50 vitet
e fundit. Por martesa me ish-modelen
Carla Bruni në shkurt duket se
i solli mbarësi dhe pak nga pak rritje
në popullaritet. Vizita e parë zyrtare
e çiftit në Britaninë e Madhe ngjalli
kureshtje dhe shkaktoi vëmendje
mbarëbotërore, pavarësisht se në
ankandet britanike dolën në shitje
fotot e vjetra nudo të Zonjës së Parë
të Francës.
2) Kriza financiare
godet BE-në
Ngritja meteorike e Presidentit
francez i dha atij emërtimin "mbreti
i botës" për rolin qendror si kryesues
i Bashkimit Evropian për 6-
mujorin e dytë të vitit. Këta 6 muaj
ishin edhe më të vështirët, duke
qenë se bëhej fjalë për ashpërsimin
e krizës financiare, rëniet e
njëpasnjëshme të bankave dhe
gjithë problemet e mëdha
ekonomike që pasuan.
3) Thashethemet për
një Luftë të Ftohtë
Marrëdhëniet jo të mira mes
Rusisë dhe Evropës, pas konfliktit
në Kaukaz, shumëkush i konsideroi
si preludin e një lufte të re të ftohtë.
Dasi të mëdha u vunë re edhe në
radhët e vendeve të NATO-s e atyre
të Bashkimit Evropian në lidhje
me ndërtimin e mburojës antiraketë
të amerikanëve në vendet lindore,
dikur ish-komuniste. Kjo
ndërmarrje e amerikanëve nuk u
pëlqente aspak rusëve, të cilët në
kundërpërgjigje kërcënuan se do të
ndërtonin një sistem të ngjashëm,
i cili do të kishte si objektiv Evropën
Lindore.
4) Obamamania
Barak Obama, tashmë Presidenti
i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, bëri një vizitë
elektorale në disa vende të botës
dhe kryeqytete të Evropës. Ai arriti
të mblidhte rreth vetes turma të
mëdha njerëzish në Paris, Londër e
sidomos në Berlin, në sheshin qendror
të të cilit mbajti edhe një fjalim
të paharrueshëm. Obamamania
vazhdoi në Evropë deri në fitoren e
tij presidenciale në nëntor, pasi pjesa
më e madhe e evropianëve e
shihnin Obamën si një alternativë
shumë të mirë kundër Presidentit
aspak popullor Bush.
5) Gafa e Berluskonit
Zgjedhja e Obamës riaktivizoi
sistemin e gafave të Kryeministrit
italian, Berluskoni, i njohur për
shumë bëma në këtë fushë. Ai, në
një fjalim të tij, e cilësoi Presidentin
e ri amerikan si "të nxirë nga dielli".
Menjëherë pas kësaj, reagimet
ndaj tij ishin të ashpra, madje edhe
Zonja e Parë franceze, Bruni-
Sarkozi, që është italiane, deklaroi
se ajo ishte e lumtur që kishte
dhënë dorëheqjen nga nënshtetësia
italiane.
6) Traktati i Lisbonës
Kushtetuta e pamiratuar e
Bashkimit Evropian, rilindi me
marrëveshjen e Lisbonës pas votës
negative që mori në referendumet
franceze e holandeze në vitin 2005.
Por edhe këtë herë hasi në vështirësi
të reja, pas refuzimit që i bënë
irlandezët në referendumin e 12
qershorit.
7) Arrestimi i
Karaxhiçit
I dyshuari për krime lufte,
Karaxhiç, një nga personat më të
kërkuar në botë nga ana e drejtësisë,
u arrestua në Serbi në korrik,
pas një dhjetëvjeçari fshehjeje.
Gjykata e Kombeve të Bashkuara
e Hagës e akuzoi për krime kundër
njerëzimit në Bosnjë, gjatë viteve
të luftës.
8) BE dhe Kosova
Pjesa më e madhe e botës njohu
pavarësinë e Kosovës në fillim
të vitit. Por ndarjet brenda disa
vendeve të BE-së, të kryesuara
nga Spanja, që i druhej rritjes së
separatizmit, e zbehu festën e
madhe në Prishtinë.
9) Incesti tronditës
Evropa u tmerrua në muajin
prill, kur doli në dritë rasti tronditës
i babait që kishte përdhunuar të
bijën për vite me radhë në një zonë
të Austrisë. Monstra, zoti Fritzl, u
akuzua edhe për vrasjen e njërit
prej fëmijëve të tij. Ai kishte sjellë
në jetë 7 fëmijë në qilarin e shtëpisë
me të bijën dhe rasti i tij konsiderohet
si ndër më të rëndët dhe
tronditësit.
10) Vdekja e Hajderit
Austria erdhi në fundin e një
periudhe me vdekjen e liderit të
ekstremit të djathtë, Jorg Hajder
në një aksident automobilistik në
muajin tetor. Pak net më parë, pas
zgjedhjeve të përgjithshme, partia
e tij ishte shndërruar në njërën prej
partive më të fuqishme në vend,
ndërkohë që partitë kryesore kishin
dalë me rezultatet më të ulëta
që pas Luftës II Botërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›