Filmat romantikë dhe jeta e përditshme
Nuk është faji i presionit finan
ciar të krizës ekonomike, as
pabesitë bashkëshortore,
apo dështime të ndryshme që
ndikojnë në marrëdhëniet tuaja në
çift, por fajin e ka filmi "Notting Hill".
Sipas një kërkimi të fundit nga një
institucion shumë në zë në Britaninë
e Madhe, sugjerohet se komeditë
romantike, të tilla si "Ka postë për
ty", "Nusja që ikën" e të tjera si këto,
u ofrojnë njerëzve një imazh aspak
të drejtë për marrëdhëniet njerëzore.
Madje, thuhet se ata që janë më
të dhënë pas këtyre filmave dështojnë
në komunikimin me partnerët
e tyre. "Këshilltarët martesorë
shpesh hasin në çifte që mendojnë
se seksi duhet të jetë gjithmonë perfekt
dhe nëse dikush vendos për të
qenë me ty, ai duhet t‘i marrë vetë
me mend të gjitha dëshirat e tua, pa
qenë e nevojshme që ti t‘ia bësh të
ditura", shpjegon një psikolog çiftesh.
"Ndërkohë, pjesa më e madhe
prej nesh e dinë që ideja e marrëdhënies
së përsosur nuk është
aspak reale, e megjithatë ka ende
nga ata që ndikohen shumë nga recetat
që i marrin si të vërteta prej filmave".
Studimi ka vëzhguar 100
studentë vullnetarë, të cilët kanë
parë filmin "Serendipidy", një komedi
romantike, e cila ka të bëjë me
fatin dhe dashurinë. Pjesa më e
madhe e atyre që panë filmin ishin
të mendimit se duhet të besonin
më shumë në destin. 100 studentëve
të tjerë iu ofrua për të parë
një dramë e David Lynch, i cili ishte
shumë më afër jetës reale dhe pjesa
më e madhe e studentëve nuk
ishin të prirur ta besonin se ngjarjet
e filmit mund të ndodhnin edhe në
jetën e tyre. Kjo do të thotë që
njerëzit janë të prirur që të besojnë
gjërat e bukura, të cilat në fakt nuk
është se ndodhin me shumicë në
jetën tonë dhe mbi të gjitha të marrin
si modele të mundshme ato që
në fakt janë larg reales. "Megjithatë,
ka një pjesë që janë realistë dhe nuk
e hanë sapunin për djathë. Unë,
për shembull, kur shoh fillimin
"ET" nuk e marr për të mirëqenë
faktin se një biçikletë mund të fluturojë,
ose nuk vendos të heq dorë
nga bashkëshorti me të cilin kam
ndarë 10 vitet e fundit, vetëm sepse
ai nuk më kishte blerë lule për
ditëlindje, apo se nuk i ngjan
Xhorxh Klunit", thotë psikologia.
Sipas saj, ka një arsye shumë të
rëndësishme që i bën njerëzit të
shohin dhe të parapëlqejnë komedi:
eskapizmi, apo ikja nga realiteti.
"Unë së fundi mora një e-mail nga
dikush, që më thoshte se e kishte
lënë përgjysmë librin romantik që
po lexonte, sepse nuk i pëlqenin
historitë e stisura dhe se donte në
fakt histori reale, si ajo e jetës së tij",
thotë psikologia. Sipas saj, sigurisht
që ka edhe një kategori njerëzish të
tillë, që i shohin gjërat me realizëm
dhe sigurisht edhe të tjerë që janë
pesimistë e pëlqejnë vetëm tragjiken.
Por për sa i përket komedisë romantike,
ajo si zhanër është
përgjithësisht i suksesshëm, sepse
audienca e di mirë se çfarë po
kërkon dhe producentët e dinë se
çfarë do të ofrojnë. Në filma të tillë
nuk ka nevojë që për të arritur suksesin
të përdoret një teknologji e
lartë kompjuterike, por vetëm ca
aktorë simpatikë e ndonjë vend
ekzotik. Një film i tillë duhet të jetë
thjesht një zhvillim i pyetjes së përjetshme:
si ta gjejmë e ta mbajmë
dashurinë? Çelësi për një histori të
madhe dashurie është tensioni
mes asaj çka duam dhe asaj çka na
lejohet të kemi. Klasikët e vërtetë
janë të gjithë filmat ku protagonistët
hasin në shumë pengesa. Ne
duam t‘i shohim njerëzit të vuajnë
nga pamundësia e realizimit të ndjenjave,
por ama ta dimë se në fund
ata do të jenë mirë dhe do të realizojnë
gjithçka që kanë pasur synim,
mbi të gjitha ëndrrën e dashurisë.
Pra, duam histori me fund të lumtur,
sepse kështu shpresojmë se do
të jenë edhe historitë tona. Por, në
një botë ku çiftet bëhen bashkë, apo
ndahen si me buton, ku ka mijëra
martesa të shpejta e po aq divorce të
rrufeshme, divorci nuk mbart më atë
stigmatën e dikurshme dhe tradhtia
bashkëshortore është shndërruar
në normë. Kësisoj nuk është se
ka shumë pengesa për ata që duan
të jenë bashkë, çka bën që edhe romanca
të jetë në zhdukje e sipër.
Megjithatë, një komedi romantike
është më e mirë se një dramë. Brixhet
Xhons ishte një sukses jo sepse
pati një fund përrallash, por sepse
shumë femra patën reflektimin e
vetvetes te personazhi i gazetares
britanike 30-vjeçare. Britanikët
kanë një talent të veçantë për të
gatuar komedi romantike me një
sukses të jashtëzakonshëm. Suksesi
i tyre është se ato mundohen të
bëjnë bashkë romancën me
dramën e jetës së përditshme. Në
fund të fundit, ajo çka ne duam të
gjejmë në filma është vetja jonë,
raste të ngjashme me fatin tonë,
sepse kështu synojmë të marrim një
mendje, apo një përgjigje më shumë.
Por shpesh kjo nuk ndodh dhe janë
pikërisht modelet e filmave që na
mbrujnë me një model të caktuar, që
është shpesh larg reales. Sipas studimit
të mësipërm, pa ndikimin e
Hollivudit jeta reale mund të ishte
shumë më romantike.
ciar të krizës ekonomike, as
pabesitë bashkëshortore,
apo dështime të ndryshme që
ndikojnë në marrëdhëniet tuaja në
çift, por fajin e ka filmi "Notting Hill".
Sipas një kërkimi të fundit nga një
institucion shumë në zë në Britaninë
e Madhe, sugjerohet se komeditë
romantike, të tilla si "Ka postë për
ty", "Nusja që ikën" e të tjera si këto,
u ofrojnë njerëzve një imazh aspak
të drejtë për marrëdhëniet njerëzore.
Madje, thuhet se ata që janë më
të dhënë pas këtyre filmave dështojnë
në komunikimin me partnerët
e tyre. "Këshilltarët martesorë
shpesh hasin në çifte që mendojnë
se seksi duhet të jetë gjithmonë perfekt
dhe nëse dikush vendos për të
qenë me ty, ai duhet t‘i marrë vetë
me mend të gjitha dëshirat e tua, pa
qenë e nevojshme që ti t‘ia bësh të
ditura", shpjegon një psikolog çiftesh.
"Ndërkohë, pjesa më e madhe
prej nesh e dinë që ideja e marrëdhënies
së përsosur nuk është
aspak reale, e megjithatë ka ende
nga ata që ndikohen shumë nga recetat
që i marrin si të vërteta prej filmave".
Studimi ka vëzhguar 100
studentë vullnetarë, të cilët kanë
parë filmin "Serendipidy", një komedi
romantike, e cila ka të bëjë me
fatin dhe dashurinë. Pjesa më e
madhe e atyre që panë filmin ishin
të mendimit se duhet të besonin
më shumë në destin. 100 studentëve
të tjerë iu ofrua për të parë
një dramë e David Lynch, i cili ishte
shumë më afër jetës reale dhe pjesa
më e madhe e studentëve nuk
ishin të prirur ta besonin se ngjarjet
e filmit mund të ndodhnin edhe në
jetën e tyre. Kjo do të thotë që
njerëzit janë të prirur që të besojnë
gjërat e bukura, të cilat në fakt nuk
është se ndodhin me shumicë në
jetën tonë dhe mbi të gjitha të marrin
si modele të mundshme ato që
në fakt janë larg reales. "Megjithatë,
ka një pjesë që janë realistë dhe nuk
e hanë sapunin për djathë. Unë,
për shembull, kur shoh fillimin
"ET" nuk e marr për të mirëqenë
faktin se një biçikletë mund të fluturojë,
ose nuk vendos të heq dorë
nga bashkëshorti me të cilin kam
ndarë 10 vitet e fundit, vetëm sepse
ai nuk më kishte blerë lule për
ditëlindje, apo se nuk i ngjan
Xhorxh Klunit", thotë psikologia.
Sipas saj, ka një arsye shumë të
rëndësishme që i bën njerëzit të
shohin dhe të parapëlqejnë komedi:
eskapizmi, apo ikja nga realiteti.
"Unë së fundi mora një e-mail nga
dikush, që më thoshte se e kishte
lënë përgjysmë librin romantik që
po lexonte, sepse nuk i pëlqenin
historitë e stisura dhe se donte në
fakt histori reale, si ajo e jetës së tij",
thotë psikologia. Sipas saj, sigurisht
që ka edhe një kategori njerëzish të
tillë, që i shohin gjërat me realizëm
dhe sigurisht edhe të tjerë që janë
pesimistë e pëlqejnë vetëm tragjiken.
Por për sa i përket komedisë romantike,
ajo si zhanër është
përgjithësisht i suksesshëm, sepse
audienca e di mirë se çfarë po
kërkon dhe producentët e dinë se
çfarë do të ofrojnë. Në filma të tillë
nuk ka nevojë që për të arritur suksesin
të përdoret një teknologji e
lartë kompjuterike, por vetëm ca
aktorë simpatikë e ndonjë vend
ekzotik. Një film i tillë duhet të jetë
thjesht një zhvillim i pyetjes së përjetshme:
si ta gjejmë e ta mbajmë
dashurinë? Çelësi për një histori të
madhe dashurie është tensioni
mes asaj çka duam dhe asaj çka na
lejohet të kemi. Klasikët e vërtetë
janë të gjithë filmat ku protagonistët
hasin në shumë pengesa. Ne
duam t‘i shohim njerëzit të vuajnë
nga pamundësia e realizimit të ndjenjave,
por ama ta dimë se në fund
ata do të jenë mirë dhe do të realizojnë
gjithçka që kanë pasur synim,
mbi të gjitha ëndrrën e dashurisë.
Pra, duam histori me fund të lumtur,
sepse kështu shpresojmë se do
të jenë edhe historitë tona. Por, në
një botë ku çiftet bëhen bashkë, apo
ndahen si me buton, ku ka mijëra
martesa të shpejta e po aq divorce të
rrufeshme, divorci nuk mbart më atë
stigmatën e dikurshme dhe tradhtia
bashkëshortore është shndërruar
në normë. Kësisoj nuk është se
ka shumë pengesa për ata që duan
të jenë bashkë, çka bën që edhe romanca
të jetë në zhdukje e sipër.
Megjithatë, një komedi romantike
është më e mirë se një dramë. Brixhet
Xhons ishte një sukses jo sepse
pati një fund përrallash, por sepse
shumë femra patën reflektimin e
vetvetes te personazhi i gazetares
britanike 30-vjeçare. Britanikët
kanë një talent të veçantë për të
gatuar komedi romantike me një
sukses të jashtëzakonshëm. Suksesi
i tyre është se ato mundohen të
bëjnë bashkë romancën me
dramën e jetës së përditshme. Në
fund të fundit, ajo çka ne duam të
gjejmë në filma është vetja jonë,
raste të ngjashme me fatin tonë,
sepse kështu synojmë të marrim një
mendje, apo një përgjigje më shumë.
Por shpesh kjo nuk ndodh dhe janë
pikërisht modelet e filmave që na
mbrujnë me një model të caktuar, që
është shpesh larg reales. Sipas studimit
të mësipërm, pa ndikimin e
Hollivudit jeta reale mund të ishte
shumë më romantike.