E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo: Milani është për titull

"Jemi ende në luftën për titull. Milani është skuadër e madhe. Kemi lojtarë të mëdhenj. Besoj ende". Kështu është shprehur Ronaldinjo. Sulmuesi brazilian nuk ka dyshim dhe deklaron se beson ende se mund të arrijë Interin në krye të klasifikimit. "Ëndërroj të fitoj me Milanin dhe të shënoj shumë gola. Dëshiroj të demonstroj stilin tim dhe personalitetin tim. Këtu jam i lumtur dhe po rikthehem në formën më të mirë". Më pas ai lëshon një batutë për Rino Gatuzon, që është operuar pak ditë më parë në ligamentin e gjurit të djathtë: "Gatuzo është shpirti i Milanit. Kush do të ndeshej me Milanin, e dinte se do ta gjente atë përballë. E admiroj për formën dhe forcën e tij gjatë ndeshjeve".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›