E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinsman: Hofenham me ne në Champions

Trajneri i Bajernit, Jurgen Klinsman, beson se kampioni i dimrit Hofenhajm mund të marrë pjesë në kupat e Evropës, por i duhet të punojë shumë me formën fizike për të përballuar kompeticione të tilla. "Hofenhajmi ka mundësi të na shoqërojë në Champions. Skuadra e ka tashmë formatin ndërkombëtar", shprehet Klinsman, kur flet rreth klubit të sapo ngjiturit në Bundesligë. Klinsman shpjegon më tej se ndihet i trishtuar që Anglia e Spanja kanë katër klube, Italia tre në çerekfinalen e Champions, "dhe ne kemi vetëm një". Ky është një bilanc jo i mirë për Klinsmanin. "Vilarreal apo Panathinajkos nuk kanë asnjë yll. Kjo na imponon të punojmë më shumë, për të qenë më shumë konkurrues në Evropë", thotë ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›