Mançester UTD në finale ndaj Quitos
Mançester Junajtid mposht 5-3 japonezët e Gamba Osakas dhe fluturon drejt finales, ku do të gjejë ekuadorianët e Liga de Quitos. Gjysmëfinalet e Botërorit të klubeve që po zhvillohen në Japoni kanë dhuruar gola e spektakël në ndeshjen mes kampionëve të Evropës dhe japonezëve. Rezultati 5-3, tetë gola, dhe mbrojtjet e skuadrave të shkatërruara. Për skuadrën e Fergusonit shënuan Vidiç 28‘, Krsitiano Ronaldo 45, Runi 75 e 79‘ dhe Fletçer 78‘, ndërsa për skuadrën vendase ngushtuan tri herë rezultatin Yamazaki 74‘, Endo me penallti 85‘ dhe Hashimoto 90‘. Anglezët tashmë do të duhet të përballen në finale me ekuadorianët e Liga de Quito, ndërsa aziatikët do të luajnë në finalen për vendet 3-4 kundër meksikanëve të Pachuca. Të dyja finalet do të luhen të dielën.