E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa perfshihet nga protestat kunder masave shtrenguese

Punëtorët në të gjithë Bashkimin Europian kanë organizuar një sërë protestash dge grevash kundër rritjes së nivelit të papunësisë dhe masave për reduktimin e buxhetit. Greva të përgjithshme në Spanjë dhe në Portugali kanë paralizuar transportin, bizneset dhe shkollat, duke shkaktuar dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve në Madrid.
Greva më të vogla janë organizuar në Greqi, Itali dhe Belgjikë, ndërkohë që protesta janë organizuar dhe në vende të tjera të europës. Me qindra fluturime janë anuluar në Spanjë dhe Portugali. Kompanitë ajrore kanë lajmëruar pasagjerët që të informohen për situatën para se të shkojnë në aeroporte.
Konfederata Europiane për unionin tregtar ka qenë ajo që ka organizuar protestat, ku më shumë se 40 grupe nga 23 vende të ndryshme janë të përfshira. Sindikatat në Spanjë dhe në Portugali kanë nisur grevat në mesnatë kundër masave shtrënguese të cilat kanë kombinuar me rritjen e taksave, reduktimin e pagave, pensioneve, shpërblimeve dhe shërbimeve sociale. Ndërsa Spanja mban dhe rekordin e papunësisë në Europë që sapo ka kaluar pragun e 25 përqindëshit.
Në Athinë kanë qenë të shumta forcat e rendit që janë vendosur në sheshin Sintagma para parlamentit, i cili ka qenë skenë e përplasjeve të dhunshme, duke e e kthyer kryeqytetin grek në kryeqytetin jo zyrtar të protestave në Europë.
Në Spanjë janë shënuar dhe 30 arrestime si pasojë e përplasjes së protestuesve me forcat e policisë. Në vendin fqinj Portufali, protestuesit kanë dalë në orët e para të ditës duke mbajtur në duat postera ku denonconin Bashkimin Europian, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Qendrore.
Në Itali studentët dhe punëtorët janë mbledhur në Romë për të protestuar kundër reformave në një demostratë që ka përfshirë dhe shumë vende të tjera europiane. Me mijëra persona janë mbledhur në kryeqytetin italian ndërkohë që është paralajëmruar dhe një grevë 4 orëshe e sektorit të transportit. Protestuesit mbanin ën duar postera të ndryshëm ku shfaqej dhe kancelarja gjermane Angela Merkel me një uniformë naziste. Merkel fajësohet nga shumë vende të europës jugore për këmbënguljen e saj në përmbushjen e reformave. Shumë nga shkollate vendit janë mbyllur pas mësuesit kanë vendosur të marrin pjesë në protestë.
Analistët në Francë kanë theksuar se protestat nuk janë kundër qeverisë së Hollond por një mënyrë për të treguar se francezët solidarizohen me popujt e tjerë europianë. Ndërsa në Belgjikë sindikatat janë shprehur se dhe pse nuk po protestojnë ato solidarizohen me sindikatat e tjera europiane në Bruksel protestues janë mbledhur para ambasadave të Gjermanisë, Spanjës, Greqisë, Qipros, Portugalisë dhe republikës së Irlandës.
.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›