E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, Gjykata rrëzon Delijorgjin, Pinarin e Minxollin

TIRANE- Trupi gjykues i kryesuar nga Ridvan Hado ka rrëzuar kërkesën e 3 të akuzuarve si përgjegjës kryesorë për tragjedinë e ndodhur në Gërdec, për gjykim të shkurtuar.

Nëse do të pranohej kërkesa administratori i fabrikës së demontimit “Albademil”, e cila shpërtheu më 15 mars 2008, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli do të shpëtonin nga dënimi me burg të përjetshëm.

Seanca gjyqësore në ngarkim të 29 të pandehurve aktualisht vazhdon në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës.

Kërkesa u dorëzua në seancën gjyqësore të 12 nëntorit nga avokatët mbrojtës të të pandehurve, ndërsa vetë ata nuk ishin të pranishëm.

Ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari, Dritan Minxolli, drejtori teknik i fabrikës së vdekjes; Juliana Margariti, ekonomiste e ndërmarrjes MEICO, si dhe shoqëria “Alba Demil” sh.p.k, kanë kërkuar të gjykohen me procedurë të përshpejtuar në gjendjen që janë aktet, pa kërkuar asnjë provë tjetër.
Gjatë shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve dhe municioneve në Gërdec më 15 mars 2008, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.

Familjarët e viktimave kanë vendosur të padisin Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Sipas tyre gjykatat shqiptare u ka mohuar të drejtën për një proces të rregullt ligjor, për faktin se nuk i kanë legjitimuar si palë në procesin penal ndaj të akuzuarve si përgjegjës për tragjedinë.

(vazhdon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›