Përdhunoi kushëririn 4 vjeç, prangoset maniaku
Dhunë seksuale dhe dhunë fizike
ndaj fëmijëve. Dy ngjarje të
rënda kanë ndodhur në fshatrat
e Lushnjës dhe policia ka vënë dje në
pranga një maniak seksual dhe një baba
të dhunshëm. Rreth orës 20:30 të
mbrëmjes së djeshme, policia e Lushnjës
arrestoi 22-vjeçarin Elidon Neza, lindur
e banues në fshatin Fiershegan. Ai akuzohet
për kryerje të marrëdhënieve seksuale
me dhunë me djalin e xhaxhait të
tij, vetëm 4 vjeç. Policia u njoftua për këtë
ngjarje nga prindërit e fëmijës së dhunuar,
të cilët përpara se të kërkonin ndihmën
e shtetit, e sqaruan çështjen në
mënyrën e tyre, duke rrahur nipin 22-
vjeçar. Burime policore sqaruan se Elidon
Neza e ka pranuar akuzën për
përdhunimin e të miturit, ndërsa është
mësuar se ai e ka kryer këtë veprim katër
muaj më parë, por është zbuluar plotësisht
vetëm dje, kur ka tentuar të kryejë
sërish marrëdhënie seksuale me kushëririn.
Mbrëmjen e djeshme, policia e Lushnjës
ka arrestuar edhe një 40-vjeçar i cili
kishte torturuar djalin e tij 13 vjeç. Bashkim
Muça, 40 vjeç, nga fshati Çermë është
arrestuar në mbrëmje pasi kishte
dhunuar djalin e tij A.Muça, duke përdorur
edhe një tel të nxehur në zjarr. Mësohet
se djali kishte vjedhur një shumë
të vogël parash te fqinji dhe kur babai e
ka zbuluar ka vendosur t‘i japë një
mësim. Ai nuk është mjaftuar me goditjet
me shkelma e grushte, por ka nxehur
një tel dhe e ka qëlluar djalin me të
aq shumë, sa fëmija ka përfunduar në
spital në gjendje të rëndë. Mjekët thanë
se ai ka djegie të shkallës së dytë në të
gjithë trupin.