E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikoi dokumentet e makinës, prangoset

Arrestohet një i ri, pasi po përpiqej të regjistronte një
motor me dokumente false. Policia e Tiranës tha gjatë
ditës së djeshme se, nga specialistët e seksionit
kundër krimit ekonomiko-financiar, është bërë arrestimi në
flagrancë i Enea Dilo, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Policia tha se, arrestimi i tij u krye pasi dy ditë më parë ndaj
tij është depozituar një bërë kallëzim nga Drejtoria e Shërbimeve
të Transportit Rrugor, nga ku rezulton se Dilo, dyshohet
se ka paraqitur me datë 29 prill 2009, një librezë motori
greke të falsifikuar, pranë DRSHT Rrugor, për të nxjerrë targën
dhe lejen e qarkullimit të motorit të tij. Policia e Tiranës tha
se, dosja me materialet do t‘i kalojnë Prokurorisë së Tiranës,
për veprën penale të "falsifikimit të dokumenteve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›