E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet superhajduti i makinave të shtrenjta

I kërkuar për vjedhje, policia e Tiranës ka vënë në pranga
një 24-vjeçar nga Laçi. Burimet zyrtare nga uniformat blu
thanë se, nga specialistët e seksionit kundër vjedhjeve
të automjeteve, është bërë ndalimi i Ervis Ndojas, 24 vjeç,
lindur dhe banues në Fushë-Kuqe, Laç. Arrestimi i tij është
bërë pasi ndaj tij, Prokuroria e Tiranës, kishte lëshuar një
urdhër ndalimi, pasi ai dyshohet të jetë autor i tentativës së
vjedhjes së automjetit tip "Benz", me targa TR 3144 J, në
pronësi të një qytetari. Por ajo nuk ishte vënë në pranga e
nga ky fakt policia e kishte shpallur në kërkim. Materialet do
t‘i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të
"vjedhjes së mbetur në tentativë" në bashkëpunim, thanë
gjatë ditës së djeshme burime zyrtare nga Policia e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›