Evropiani, i vështirë për Rooneyn

Sir Alex Ferguson e ka pranuar se Wayne Rooney kishte një eksperiencë të vështirë në ‘Euro 2012’.
Sipas trajnerit skocez, problem ishte zbrazëtira prej 5 javësh e gjysmë në mes të ndeshjes së fundit të Premierligës dhe ndeshjes së tretë të fazës së grupeve të Evropianit, pasi në dy të parat sulmuesi anglez ishte i suspenduar.
“Gjithmonë e kam menduar se do të jetë e vështirë për të. Ne e njohim atë më mirë se çdokush dhe ka nevojë të luajë. Nëse mungon në disa ndeshje, atij i nevojiten tri-katër lojë për t’u rikthyer. Ai nuk kishte luajtur nga 13 maji”, theksoi Fergie. Rooney ishte akuzuar direkt për eliminimin e Anglisë në Evropian.